osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Fatos Klosi: Berisha komunist i devotshëm, s’ka lidhje me rrëzimin e bustit të Hoxhës, ja pse Meta duhej shkarkuar dhe rreziku rus

Fatos Klosi: Berisha komunist i devotshëm, s’ka lidhje me rrëzimin e bustit të Hoxhës, ja pse Meta duhej shkarkuar dhe rreziku rus

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka analizuar situatën politike në vend dhe atë jashtë, duke e ndalur theksin tek rrëzimi i regjimit komunist para 3 dekadash në Shqipëri, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta nga detyra, përplasjet brenda Partisë Demokratike dhe konfliktin Rusi-Ukrainë.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Klosi fillimisht ka zbuluar detaje se nga Lëvizja e Studentëve në dhjetor të vitit 1990, ndërsa theksoi se ka qenë ish-presidenti Alia, ai që sipas tij, e futi Berishën për të negociuar me studentët. Sa i takon rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës më 20 shkurt të vitit 1991, ish-kreu i SHISH zbuloi se Berisha nuk ka pasur fare meritë për atë ngjarje.

Ndërkohë duke u ndalur tek konflikti Rusi-Ukrainë dhe akuza e ministrisë së Jashtme ruse, se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë kundër ushtrisë ruse, zoti Klosi u shpreh se këto pretendime nuk qëndrojnë dhe se është një propagandë strategji që Moska po përdor për t’u mbrojtur, për shkak se këto gjëra ajo po i aplikon vetë, sikundër është mbështetja që po iu jep separatistëve pro-rusë në zona të ndryshe të Ukrainës.

– Zoti Klosi, dje u shënuan plot 31 vite nga dita e rënies së bustit të Enver Hoxhës. Në 20 shkurt të vitit 1991 me qindra qytetarë u mblodhën në Sheshin “Skënderbe” në qendër të Tiranës, për të shembur simbolin e komunizmit dhe rrjedhimisht regjimin komunist. Si e mbani mend ju atë ditë?

20 shkurtin e vitit 1991 unë e mbaj mend si një ditë ndryshe nga të tjerat dhe këtu flas për atë kohë. Unë isha në fakultet ditën kur qindra qytetarët të udhëhequr nga studentët u mblodhën në Sheshin “Skënderbej” në qendër të Tiranës dhe shembën bustin e Enver Hoxhës. Dëgjova që ra busti dhe dola nga fakulteti dhe shkova në qendër të Tiranës dhe pashë që busti nuk ishte më atje. Unë rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës asokohe e konsiderova si një gjë që duhej bërë, qoftë me apo pa zhurmë. Në gjithë Europën Lindore komunizmi po lëngonte dhe po jepte shpirt, kështu që mendoj se edhe në Shqipëri kishte ardhur koha që të binte rregjimi. Asokohe ishte një sistem që nuk funksiononte dhe për rrjedhim do të binte.

-Kush e ka meritën kryesore në rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës? Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se ai ka një rol të patjetërsueshëm në këtë ngjarje të shënuar…

Jo, Sali Berisha ka qenë komunist e madje me teserë partie dhe nuk ka asnjë lloj merite në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës. Berisha nuk ka asnjë meritë në rrëzimin e regjimit komunist. Saliu ka marrë shumë merita për veten e vet më vonë, por që asnjë nuk i takon. Berisha ishte askushi në 20 shkurtin e vitit 1991. Meritë për rrëzimin e regjimit komunist dhe shtatores së Enver Hoxhës 31 vite më parë, nuk e ka kërkush nga politika shqiptare, pasi ishte populli që u ngrit dhe jo ata. Po të ishin 10 apo 100 veta në 20 shkurtin e ’91, natyrisht që policia do t’i kishte ndaluar, se ajo ishte aty. Por duke qenë se ishin qindra qytetarë, edhe polica u zmbraps. Ishin aq shumë protestues në atë 20 shkurt, sa policia nuk guxoi të ndërhynte dhe u dorëzua. Kështu që mos besoni përrallat e Saliut se bustin e rrëzoi ai dhe se ai ishte koka e dhjetoristëve. Pra duke e mbyllur bustin e Enver Hoxhës dhe regjimin e rrëzuan qytetarët, pasi ai sistem e kishte mbushur kohën që duhej të rrëzohej. Berisha vetëm gënjen, siç di mjaft mirë ta bëjë. Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës ishte një ngjarje e rëndësishme dhe që duhet të ndodhte.

-Por meqenëse edhe ju e përmendët, sot që flasim ka shumë mister mbi rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha më 8 dhjetor të vitit 1990, kohë kur një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë. Si qëndron e vërteta?

Ne kemi ndjekur takimin e Ramiz Alisë me studentët. Madje, unë e kam thënë edhe më herët për ju se atë natë kur Alia zhvilloi takimin me studentët unë kam qenë tek “Qyteti Studenti”, kur po prisnim. Por dua të shtoj që Sali Berisha dhe Ramiz Alia ishin të njohur dhe atë e dërgoi për ndërmjetësim Ramiz kjo është një e vërtet e madhe. Ramiz e kishte njeriun e tij Berishën, madje këtë e ka pohuar edhe ai vetë, kur tha që e zgjodha unë dhe e dërgova unë Saliun të ndërmjetësojë e negociojë me studentët. Berisha nuk ka qenë pjesë e lëvizjes, por vajti si një ndërmjetës për të negociuara me presidentin e kohës, Ramiz Alia në emër të studentëve, që mesa duket ai kishte marrë edhe bekimin e Ramizit. Berisha ishte i njohur nga Ramiz, pasi ishte edhe komunist dhe i duhej një i besuar. Pastaj Berisha si njeri autoritar, kurajoz, karrierist, e kapi situatën dhe doli vetë në krye të lëvizjes, pra krijoi Partinë Demokratike. Saliu ka qenë vetë komunist dhe më pas zgjodhi detyrën e antikomunistit duke u katapultuar në PD.

-Pra ju po thoni që Berisha kishte “alergji” nga dhjetoristët?

Po! Absolutisht po! Berisha i spastroi dhjetoristët nga Partia Demokratike dhe i morri vetë meritat. Sali Berisha aplikoi strategjinë e spastrimit në Partinë Demokratike, duke i nxjerrë nga loja. Berisha i trembej dhjetoristëve dhe nga kjo gjë bëri gjithçka për t’i larguar ata nga PD-ja. Berisha nuk i donte dhjetoristët, por i duheshin ata që i bindeshin dhe i kishte ushtarë.

-Dakord. Por ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do të provokojë protesta të fuqishme si ato të para 30 viteve. Sa mundësi ka që të përsëritet një 20 shkurt si ai i vitit 1991 nga ish-kryeministri Berisha dhe njerëzit e tij?

Nuk bie qeveria me dhunë se do Saliu me shokë. Sali Berisha nuk ka shanse ta rrëzojë qeverinë me protesta si në 20 shkurt 1991 dhe nuk i shkon pas kërkush për të bërë çudira. Madje as Saliut dhe as Ilirit që herë pas herë përmend popullin e 20 marsit. Nuk i shkon më pas askush, Ilir Metës dhe Sali Berishës, të jeni të bindur për këtë. Metën dhe Berishën i bashkojnë bashkë pazaret dhe shumë gjera të tjera, pasi janë miq dhe armiq të vjetër.

-Keni një koment për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ndryshe nga Kuvendi i Shqipërisë, nuk e shkarkoi presidentin Ilir Meta, duke e lënë në detyrë deri në 24 korrik të këtij vitit. Madje edhe situata duket më e qetë pasi treshja kryesore Rama-Meta-Berisha sikur janë qetësuar ditët e fundit…

Shiko! Sali Berisha është normale që të jetë i qetë, pasi jemi në fushatë zgjedhore dhe ai nuk është çmendur që të bëhet agresiv. Saliu po përdor fushatën dhe po sulmon Lulin, me shpresën që të manipulojë demokratët dhe t’i bëjë për vete. Në fushatë nuk bëhen sherre. Berisha nuk synon të dalë forcë e parë, pro po gjithçka që në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit të marrë më shumë vota se Lulzim Basha.

Ky është synimi i tij. Ndërkohë sa i takon Ilir Metës që është qetësuar, mua më vjen keq që ai do të vijojë të jetë ende në krye të shtetit, pasi për mua ai duhej të shkarkohej, pasi kishte shkelur Kushtetutën dhe e kishte mbushur kupën. Vendim i Kushtetueses për Metën ka sjellë qetësimin e situatës tek politikanët kryesorë. Këtu nuk është i fituar vetëm Ilir Meta, por edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit tha pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të mos e shkarkojë Ilirin, që shikon ne si mazhorancë nuk e kontrollojmë sistemin e drejtësisë, pasi nëse do të ishte e kundërta, Meta do të ishte shkarkuar.

Pra në një farë mënyrë nëse e lexojmë me kujdes deklaratën e Edit, mendoj se edhe atij i ka pëlqyer që Meta nuk u shkarkua. Kjo pasi ky vendim rrëzon akuzat që i janë adresuar Edi Ramës. Vetë Ilir Meta sulmoi anëtarët e Gjykatës Kushtuese, duke kërkuar tërheqjen e tyre dhe nuk la thënë gjë për ta. Kështu që edhe Metës iu mbyll goja. Dhe mesa duket deri në 24 korrik Ilir Meta nuk ka më çfarë të thotë dhe do jetë i qetë, çka iu pëlqen të gjithëve kjo gjë.

-Le të dalim pak dhe të përqendrohemi tek politika e jashtme dhe veçanërisht tek konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës. Të premten që shkoi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov lëshoi një deklaratë të fortë, teksa e cilësoi Ballkanin Perëndimor terren për krimin, ku sipas tij, ka terroristë dhe trafikantë droge që sipas tij do të rekrutohen në zonën e rrezikut në Ukrainë. Madje ai këmbënguli se ka informacione se mercenarët po rekrutohen në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe po dërgohen në Donbass, për të nxjerrë jashtë ekuilibrit Rusinë. Sa qëndrojnë këto pretendime sipas jush?

Unë e përshëndes Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, e cila ka reaguar me një deklaratë për mediat pas lajmeve të publikuara këtë të premte nga mediat ruse dhe dyshimeve të ngritura nga ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Nga kjo pikëpamje mendoj se ka bërë shumë mirë ministria jonë e Jashtme që e përgënjeshtroi lajmin se mercenarë shqiptarë kanë shkuar dhe luftojnë në Ukrainë.

Kjo është shumë absurde dhe është fare normale që Moska zyrtare të bëjë kësisoj deklaratash për të mbuluar planet e tyre. Të gjithë e dinë që Rusia ka afruar mbi 190 mijë trupa ushtarake në kufirin me Ukrainën dhe përmes pretendimeve se mercenarë nga Ballkani po shkojnë në Ukrainë për të luftuar kundër tyre, kërkojnë të bëjnë show. Kështu që nisur nga kjo deklaratë e Ministrisë së Jashtëm ruse sa i takon këtyre pretendimeve, e gjithë është një tymnajë dhe absurde, pasi nuk besoj se mercenarë nga Shqipëria kanë shkuar në Ukrainë.

Unë dëgjova në lajm që vetëm një shqiptar është, i cili është pjesë e ushtrisë ukrainase dhe ai nuk është mercenar, pasi ka 2 vjet që është pjesë e ushtrisë së Ukrainës. Pra, kjo është një gënjeshtër e Moskës dhe dua të theksoj se rusët kërkojnë që me kësisoj deklaratash të akuzojnë Ukrainën për ato gjëra që po akuzohen për vete. S’ka çudi këtu. Atje është një situatë gati lufte dhe Moska mund të shpikë lloj-lloj gjërash për t’u mbrojtur dhe mbrojtur kauzat e saj. Nuk është situata e qetë që këto perëndime të Moskës mund të hetohet dhe në fund të dalë se ajo gënjen. Por në kushtet që flasim, Rusia thjeshtë po bën show dhe propagandë, për të hequr vëmendjen nga ajo.

-Gjithashtu pak ditë më parë Ministria e Jashtme e Rusisë i ka dërguar Shqipërisë një letër ku e pyet në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse është pro apo kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Keni një koment?

Qeveria ruse u ka dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe disa vendeve evropiane, mes tyre edhe Shqipërisë, një letër, ku kërkon opinionin e vendit tonë për ngjarjet dhe pretimet e saj e më the të thashë. Pra nuk ka asgjë të keqe dhe Moska është në të drejtën e saj që i dërgon letër Tiranës dhe kërkon të dijë angazhimin nga Shqipëria që të respektojnë sipas saj detyrimet që i japin marrëveshjet ndërkombëtare.

Por problemi këtu është që vendet e Ballkanit kanë qëndrimet e tyre dhe kjo vjen sipas orientimit që ata kanë sa i takon politikës së jashtme. Në rastin konkret Shqipëria është një vend i NATO dhe dihet që do të mbajë qëndrimin që mban aleanca mbi problemin e Ukrainës. Rusia ka interesat e saj dhe problemet e saj dhe përmes kësaj letre kërkon që ta kuptojë nga vendet e tjera opinionin që ato kanë mbi konfliktin Rusi-Ukrainë.

-Sa i takon kësaj letre që Moska i dërgoi vendit tonë, reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë kërkoi që Tirana zyrtare të reagojë fort, pasi sipas tij, ky ishte një kërcënim që Rusia po i bënte Shqipërisë. Si ju duket kjo deklaratë e Berishës?

Pretendimet e Sali Berishës se Rusia po kërcënon Shqipërinë përmes letrës janë klithma false. Saliu përmes kësaj deklarate që lëshoi javën e parë kërkon t’iu serviloset amerikanëve dhe kërkon t’iu tregojë atyre se shikoni keni gabuar me shpalljen time “non grata”, se unë jam pro amerikan dhe anti-rus. Berisha po kërkon t’iu mbush mendjen amerikanëve se është i pari në Shqipëri që është kundër Moskës. Pra me pak fjalë Berisha përmes këtij show qesharak, kërkon të fitojë zemrën e Uashingtonit, me shpresën se do ta falin. Kaq e thjeshtë është kjo punë.

-Sipas jush përse Moska po ngre zërin dhe nuk dëshiron që NATO t’i shkojë afër kufjeve? A rrezikon që të kemi një konflikt Rusi-Ukrainë…

Rusia është një vend shumë i madh dhe nga ana tjetër kemi një Ukrainë që gjithashtu është një vend i madh, por jo sa Rusia. Nga kjo pikëpamje mendoj se Rusia nuk e ka aq kollaj të hyjë në luftë me Ukrainën, pasi këtë të fundit e mbështet hapur NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rusia ka interesin e vet dhe kërkon të bëjë presion përmes kërcënimeve, sepse nuk dëshiron që të ketë NATO-n në kufijtë e vetë territorial dhe detar. Është normal që mund të kemi një konflikt mes Moskës dhe Kievit. Megjithatë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë.

-Kohët e fundit është ngritur alarmi se Rusia dhe Kina po shtrijnë ndikimin e tyre në Ballkan. Keni një koment?

Shqipëria është e ekspozuar përpara fajtorëve keqdashës të jashtëm dhe të brendshëm. Të jashtme janë ato shtete politika e të cilave ndeshet me politikën shqiptare, pavarësisht dashamirësive të shprehura nëpër takime. Ne presim që të kemi dashakeqësi nga jashtë. Nga brenda problemet janë këto. Një luftë e ashpër politike siç ka qenë deri tani e shpesh e ngatërron partinë me shtetin. Ndonjëherë edhe vetë partia e ka pasur fajin. Rreziqet e brendshme janë protestat që kanë pasoja, tregojnë defektet e shtetit. Është proces që ka shumë faktorë nuk është aq i thjeshtë, por gjithmonë sajohen edhe rreziqet e brendshme. Kështu që nisja e punimeve për bazën e Kuçovës është një garanci e madh që Shqipëria të ketë stabilitet dhe siguri.

-Në janar të këtij viti Komanda e Operacioneve Speciale në Evropë njoftoi se ka vendosur që të ngrejë në Shqipëri një shtab bazë të Forcave të Operacioneve Speciale, me rotacion. Si ju duket ky vendim?

Natyrisht vendosja e një komandoje të tillë, siç janë trupat speciale amerikane në Shqipëri, është një lajm që gjithashtu duhet përshëndetur. Ky vendim i SHBA i jep një ngjyrim tjetër vendit po ashtu edhe sigurisë së vendit. Të gjitha këto kërkojnë që Shqipëria të jetë një vend i sigurt nga kjo pikëpamje,po i bëhet një bllokadë Moskës, në mënyrë që të mos ketë mundësi të shtrijë influencën e saj në vendin tonë dhe në rajon. Pra kjo tregon se amerikanët janë shumë të interesuar që të investojnë në Shqipëri dhe kjo është një gjë e mirë, pasi na bën vend të sigurt.