HomeAktualitetDebat

FOTO/ Protesta e studentëve të Durrësit në duart e PD, në krye aktivistja demokrate Jola Hysaj

FOTO/ Protesta e studentëve të Durrësit në duart e PD, në krye aktivistja demokrate Jola Hysaj

Protesta e studentëve të universitetit “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit duket se është marrë në dorëzim nga drejtuesit e PD në këtë qytet.

Në krye të protestës së studentëve është Jola Hysaj, ish-lektore në këtë universitet, aktiviste e PD në Durrës.

Shqiptarja.com ka mësuar se PD ka paguar edhe biletën e studentëve që janë nisur nga Durrësi drejt Tiranës.

Prej ditësh PD dhe LSI janë mobilizuar në protestën e studentëve.

Përditë, militantë dhe anëtarë të dy partive janë shfaqur në protestë nën ‘jelekun’ e studentit protestues.