HomeAktualitetDebat

“Kaubojsi” i PD-së sulmon studentët: Arrestoni organizatorët e protestët, ku u bënë këta shurranjosësit!

“Kaubojsi” i PD-së sulmon studentët: Arrestoni organizatorët e protestët, ku u bënë këta shurranjosësit!

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, në mënyrë të pabesueshme, ka kërkuar arrestimin e organizatorëve të protestës së studentëve, për shkak se këta të fundit nuk kanë lejuar përfshirjen e PD-së dhe LSI-së në të.

“Në 35 ditë të protestës së banorëve të Unazës së Re, policia ka bërë mbi 100 shoqërime djemsh, vajzash, burrash e grash, për “organizim proteste të paligjshme”, “bllokim rruge” etj.

3 prej tyre janë ende në burg! Këta “qorrat” dhe “griseldët” e vegjël, që i nxirrni në ekrane si “organizatorët” e protestës kundër qeverisë por jo kundër kryeministrit, kundër Bashkisë por jo kundër kryebashkiakut, keni “harruar” t’i shoqëroni në polici, a t’i arrestoni njësoj si banorët e Unazës, për të njejtin “nen” si banorët e Unazës.

Apo s’ka qenë ashtu pazari”, shkruan ai. Ndërsa sulmon një nga studentët e lëvizjes “Për Universitetin”, ai i cilëson protestuesit shurranjosës.

“Ja ky qenka një nga ata shurranjosët që predikojnë “jo politikës” por “po sovjetizmës”!! Për këtë shkak qelbësirat e pushtetit “8 dhjetorin” e dytë duan ta abortojnë e ta kthjenë në “8 nëntor” !!!!

Ky rurali-kozmoplit me emër xhaje “veteran”, përze nga protesta e studentëve TË PAMUNDURIT, TË PAFUQISHMIT, të cilët qënkëshin “politizuar” duke sharë kryeministrin… kurse protesta e studentëve, thotë, duhet të jetë kundër qeverisë, por jo kundër kryeministrit”, shkruan Strazimiri, që u bë i famshëm kur vinte në protestë me kobure, për të ndaluar ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijët tek Liqeni Artificial.