osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Fotografia e rrallë shqiptare në arkivat në Washington e Babait Plak të Bënçës (Tepelenë)

Fotografia e rrallë shqiptare në arkivat në Washington e Babait Plak të Bënçës (Tepelenë)

Historiani Auron Tare ka bërë një zbulim që lidhet me trashëgiminë kulturore të fshatit Bënçë.

Tare thotë se: ”Një pjesëz e vogël e trashëgimisë sonë kulturore, totalisht e pa njohur dhe e harruar fare na bënë të mendojmë se kjo krahinë dhe në veçanti Bënça, duhet të ketë pasur shumë vlera deri sa në arkivin e National Geographic në Washington është fotoja e Babait plak të Teqesë së Bënçës i rrethuar nga ndjekësit e tij” .

Po ta vëresh me kujdes fotografinë e vjetër, Babai Plak i Teqesë duket si një personazh legjendash.

Pozicioni gjeografik i fshatit është në jug të qytetit të Tepelenës, 6 km larg tij në luginën e lumit të Bënçës.

Emri i fshatit Bënçë vjen nga banoret ilirë që me themelimin e tij. Karakteristikë e këtij fshati është lumi me të njëjtin emër.

Në luginën e Bënçës kanë jetuar disa fise Ilire që kanë lënë gjurmët e tyre në disa shpella në rrjedhën e lumit. Disa shpella mbajnë akoma disa emra fisesh Ilire që kanë mbërritur deri më sot si shpella e Bishqemit, shpella e Bathesit, shpella e Bukshit, shpella e Toles dhe gryka e Dilanit. Këto fise themeluan fshatin me emrin Bënça .

Lugina e Bënçës është mjaftë pjellore në produktet bujqësore dhe në vreshtari. Në këto toka është ngritur dhe Ujësjellësi i Bënçës investuar nga Ali Pashë Tepelena.

Lumi i Bençës rrjedh nga burime të ftohta ne malet e Lekdushit dhe Progonatit. Ky lum bashkohet me me lumin e Vjosës në veri të qytetit të Tepelenës dhe derdhet në detin Adriatik. Zona ka perspektivën e turizmit natyrorë, historik dhe atë të aventurës.