HomeAktualitetDebat

Gaz Bardhi detyrohet ta pranoj: S’kemi bërë kallëzim në SPAK ndaj Olsi Rama, por ishte një informacion dhe kërkuam të hetohet

Gaz Bardhi detyrohet ta pranoj: S’kemi bërë kallëzim në SPAK ndaj Olsi Rama, por ishte një informacion dhe kërkuam të hetohet

Këshilltari për mediat i Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit, Everest Dedaj, pranoi se Gaz Bardhi nuk ka bër padi ndaj Olsi Ramës.

Ai deklaroi se Gazment Bardhi i ka dërguar informacion SPAK për Olsi Ramën dhe vë në dispozicion dhe një dokument të datës 29 mars.

“Nuk është padituri por dashakeqësi si mënyra me e mirë për të vrarë opozitarizmin. Në datë 29.03.2024, Gazment Bardhi, i ka derguar Informacion SPAK, për fillimin e hetimeve ndaj shtetasit Olsi Rama me qellim rihapjen e procedimit penal 335/1.

Pra dosja ekziston dhe provat janë në prokurori. Nuk regjistrohet kallëzim i ri në regjistrin e veprave penale, por merret vendim për heqjen e pezullimit ndaj procedimit 335/1 që ekziston. Këtë e kupton kushdo që don te kuptojë dhe qëllimin nuk e ka tjetër, mbrojtjen e Edi dhe Olsi Ramës!” thuhet në reagimin e Dedajt.