osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Prokurori i SPAK nxjerr blof Gaz Bardhin për kallëzimin kundër vëllait të kryeministrit Rama

Prokurori i SPAK nxjerr blof Gaz Bardhin për kallëzimin kundër vëllait të kryeministrit Rama

Zbardhet vendimi i prokurorit të SPAK që rrëzoi padinë e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, ndaj kreut të Grupit të Rithemelimit, Gazment Bardhi, për kallëzim të rreme.

Sipas vendimit të argumentuar nga prokurori Elvin Gokaj, kreu i Grupit Parlamentar të Rithemelimit nuk ka bërë kallëzim penal ndaj Olsi Ramës.

“Pas verifikimeve të kryera, nuk rezulton që shtetasi Gazment Bardhi, të ketë depozituar ndonjë kallëzim penal ndaj shtetasin Ols Rama. Pra, nuk rezulton që nga ana e shtetasit Gazment Bardhi apo ndonjë përfaqësues i tij të jetë depozituar kallëzim penal pranë prokurorisë apo oficerit të policisë gjyqësore, që të konsiderohet se është paraqitur kallëzim”, thuhet në vendim.

Sipas prokurorit, “nëse Gazment Bardhi do të kishte depozituar kallëzim penal pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose policisë gjyqësore, atëherë do të ishim para faktit për të rregjistruar procedim penal mbi kallëzimin e shtetasit Ols Rama për të hetuar nëse ishim ose/jo para figurës së veprës penale të “Kallezimit të rremë”.”

SPAK argumenton se për shkak se Gazment Bardhi nuk ka depozituar kallëzim ndaj Olsi Ramës, atëherë nuk mund të provohet që ai ka kryer “kallëzim të rremë”, akuzë për të cilën e paditi edhe vëllai i kryeministrit.

“Në këto kushte, përderisa nuk provohet se i kallëzuari e ka kryer faktin që është kallëzuar, atëherë nuk provohet as faji, pasi nuk provohet si elementi intelektual ashtu dhe ai volutiv, që të ekzistojë faji si element thelbësor i përgjegjësisë penale.

Përsa më sipër, referuar akteve dhe verifikimeve të kryera, arrijmë në konkluzionin se nuk jemi përpara elementëve te veprës penale të “Kallëzimi i rremë””, thuhet në vendim.