HomeAktualitet

Hakmarrja e Berishës, Koçi: Meçollari u shkarkua nga Imami pasi bllokoi kalimin e Bazës së Bisht Pallës në duart e Fazlliçit

Hakmarrja e Berishës, Koçi: Meçollari u shkarkua nga Imami pasi bllokoi kalimin e Bazës së Bisht Pallës në duart e Fazlliçit

Berisha sulmoi sot publikisht Artur Meçollarin si pjesë e grupit negociator për marrëveshejen e re të detit me Greqinë, duke e akuzuar si spiun. Në fakt në adresë të Meçollariot nuk ka pasur asnjëherë një akuzë si spiun i shërbimit sekret grek siç deklaroi Berisha.

Pas kësaj deklarate të Berishës ka reaguar edhe zv.ministri i Mbrojtjes, petro Koçi.

Ai shkruan në facebook se perpos faktit se Mecollari ka luftuar fort kundër marrëveshjes së detit nga Berisha, u  shkarkua edhe  si Komandant ne detyre i Forces Detare vetem 24 ore pasi bllokoi kalimin e Bazes se Bisht Palles ne duart e Fazllicit dhe bashkepunetoreve te tij ne klanin Berisha.

Më tej Koçi thekson se ai i ka fituar gjyqet me zyrtarët e Berishës dhe se e gjithë kjo lojë me spiunë, është haakmarrje politike.

Reagimi i plotë i Koçit:

Artur Mecollari eshte nje nga ata ushtarake qe luftoi fort kunder marreveshjes anikushtetuese te detit me Greqine.
U shkarkua si Komandant ne detyre i Forces Detare vetem 24 ore pasi bllokoi kalimin e Bazes se Bisht Palles ne duart e Fazllicit dhe bashkepunetoreve te tij ne klanin Berisha.
Fitoi gjyqet me zyrtaret e korruptuar te Saliut dhe kontribuon me dinjitet ne FA.
Loja me spiune eshte hakmarrje politike e avokateve te shtjes se detit.