HomeAktualitetDebat

“Harroje Lulzim”! Spiropali bën publike projektet e rëndësishme të qeverisë Rama dhe i dërgon mesazhin e prerë Bashës: Ata që nuk besuan…

“Harroje Lulzim”! Spiropali bën publike projektet e rëndësishme të qeverisë Rama dhe i dërgon mesazhin e prerë Bashës: Ata që nuk besuan…

Drejtuesja politike e Tiranës për PS, ministrja Elisa Spiropali ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje nga kantieret e rindërtimit të kopshteve dhe shkollave në Kamëz.

Spiropali nuk lë pa ;thumbuar’ as opozitën, teksa shkruan se këto vepra janë përgjigje ndaj atyre që jo vetëm nuk besuan, por veç baltës nuk hodhën asnjë tullë.

Ministrja i dërgon një mesazh të qartë liderit të opozitës dhe PD-së, Lulzim Basha që ta harrojë të fitojë në Kamzë.

“Kamëz | Puna me ritme të shtuara për ngritjen nga themelet të kopshteve dhe shkollave që tërmeti i 26 nëntorit nuk i kurseu, janë detyrimi që kemi ndaj fëmijëve, nxënësve e prindërve.

Përgjigje sakaq edhe për ata që #nukbesuan dhe veç baltës nuk vendosën asnjë tull. Lulzim, harroje Kamzën!

#Programi i Rindërtimit do të konkretizohet me ndërtimin e 22 objekteve arsimore në Kamëz. Siguria dhe kushtet bashkëkohore janë standardi i punës tonë.

#Bashkë #PërShqipërinëqëDuam

#PsQarkuTiranë “, shkruan Spiropali.