osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Hetimi dhe sekuestrimi i pronave tmerron njerëzit e drejtësisë, 47 emra të dorëhequr në prag të vetingut, futen në listën e zezë të SHBA

Hetimi dhe sekuestrimi i pronave tmerron njerëzit e drejtësisë, 47 emra të dorëhequr në prag të vetingut, futen në listën e zezë të SHBA

Numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të dorëhequr para procesit të vetingut është rritur ndjeshëm. Presioni ndërkombëtar është shtuar kohët e fundit, duke kërkuar që të ketë hetim penal për të ngelurit në veting, duke qenë se janë zbuluar fshehje pasurie dhe vepra të tjera penale.

BE madje e vendosi si kusht për negociatat, ndërsa edhe SHBA ka rënë dakord se duhet të ketë hetim për ta. Të tilla deklarata duket se i kanë tmerruar gjyqtarët dhe prokurorët e zhytur në afera, pasi kanë gjetur si strategji për t’i shpëtuar ndëshkimit atë të dorëheqjes. Neni G i aneksit të Kushtetutës dhe ligji i vetingut u garanton atyre të drejtën e dorëheqjes, ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit krijoi një precedent me rastin e Adriatik Llallës, pasi ish-kryeprokurori ishte i pari që dha dorëheqjen dhe i shpëtoi më pas vetingut.

Gazeta ka siguruar statistikat e plota të vendimeve të dhëna nga KPK dhe rezulton se janë plot 47 emra që i kanë shpëtuar vetingut falë dorëheqjes. Nga këta, 30 gjyqtarë, 12 prokurorë, 2-ish inspektorë në KLD dhe 3 ndihmës ligjorë. Shumica kanë dhënë dorëheqjen pasi janë njohur me aktet e vlerësimit. Duke e ditur se do të ngelnin, kanë paraqitur dorëheqjet në KLGJ apo KLP. Por ajo që bie në sy është se pjesa më e madhe e të dorëhequrve janë gjatë vitit 2020.

Plot 28 emra janë larguar nga detyra para se të vendoste KPK duke shmangur në këtë mënyrë një vendim shkarkimi. Gjatë vitit që lamë pas janë dorëhequr 18 gjyqtarë, 7 prokurorë, 2 këshilltarë ligjorë dhe 2 ish-inspektorë në ish-KLD. Ndërkohë janë dhe shumë të tjerë që janë dorëhequr për arsye pensioni dhe arsye të tjera. Deri më sot i vetmi që ka përfunduar në gjykatë është Adriatik Llalla, ndërsa të dorëhequrit e tjerë ia kanë hedhur paq. Shumë i kanë hyrë botës së avokatisë. Ata kanë hapur zyra avokatie dhe sot mbrojnë në gjykata emrat që dikur kanë hetuar apo kanë gjykuar.

Hetimet e SPAK dhe presioni ndërkombëtar

Momentalisht Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për rreth 12 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu, të cilët kanë qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë. Sipas ligjit, kompetencë e SPAK janë vetëm kjo kategori, ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët e Shkallës së Parë apo të Apelit hetohen apo gjykohen nga prokuroritë apo gjykatat e rrethit. Megjithatë ajo që bie në sy është se nuk ka asnjë hetim për të dorëhequrit. Rezulton se shumë prej tyre kanë pasuri të pajustifikuar.

Nga ana tjetër KPK ka gati dosjet për shumë emra. Pjesa dërrmuese e të dorëhequrve janë larguar pasi janë njohur me aktet e vetingut. Për ta shpjeguar, pasi KPK kryen procesin e verifikimit, në momentin që gjen parregullsi ia kalon barrën e provës subjektit, i cili ka për detyrë të justifikojë mungesën e të ardhurve për pasuri të caktuara. Sipas burimeve, shumë emra kanë pasur pasuri të fshehur dhe mendonin se KPK nuk do i zbulonte, por pasi njihen me aktet dhe kuptojnë që pronat e tyre të fshehura janë zbuluar ata japin dorëheqjen duke i shpëtuar shkarkimit dhe pse jo më pas dhe një hetimi final. Por nuk përjashtohet mundësia që ashtu si për të shkarkuarit edhe për të dorëhequrit të kemi një hetim penal.

Presioni amerikan

Në nëntor të vitit që lamë pas, ishte ambasada e SHBA ajo e cila dha një mesazh të prerë për drejtësinë, duke kërkuar që të hetohen të gjithë ata që kanë rezultuar me probleme në veting. “Që kur ka filluar vetingu, asgjë gjyqtar apo prokuror i vetëm nuk është ndjekur penalisht apo dënuar. Nevoja për të hetuar korrupsionin gjyqësor, përtej vetingut, është përfshirë në kushtet e përcaktuara nga BE për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE”, tha ambasadorja Kim.

Kjo do të thotë se si të ngelurit në veting, ashtu dhe të dorëhequrit kanë hyrë tashmë në listën e zezë të SHBA. Asnjë prej tyre nuk merr dot vizë që të largohet nga vendi, ndërsa rreziku i hetimeve shtohet nga dita në ditë. Pra në total kemi 162 emra që kanë ngelur në veting dhe janë dorëhequr që rrezikojnë hetimin dhe që janë në listën e errët të amerikanëve.