osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Histori abuzimi seksual në “Memorie”: “Më ngjeshi fort në cepin e pallatit, më kishte ulur të…

Histori abuzimi seksual në “Memorie”: “Më ngjeshi fort në cepin e pallatit, më kishte ulur të…

Jam gati të shpërthej në lot!”
Këto ishin fjalët me të cilat iu drejtua ajo auditorit dhe, me një buzëqeshje të ëmbël, u kapërdi duke i strukur lotët e pabindur shumë thellë që ata të mos kishin dalje.

Ani Gjika sapo kishte lexuar një paragraf nga libri-‘Memoir’ për të cilin ka tre vjet që punon. Paragrafi rrëfeu historinë e dhimbshme të një abuzimi seksual që i kishte ndodhur në moshën 12 vjeçare, fill pas rënies së komunizmit.

Ajo shprehet:

Ishin vite të frikshme. Papritur kishin lulëzuar gangot që kishin, si synim a hobi, “t’ia vinin syrin ndonjërës. Këtë herë preja isha unë. Çdo mëngjes, me shoqen time, përllogarisnim rrugën. E bëmë edhe sot. Morëm një rrugë dytësore. Por, ç’fat i keq! Ai doli pikërisht aty.

Duhet të ishte 15 vjeç. Fillimisht kapi prej krahu shoqen time, por ajo ia doli t’u shpëtonte ‘kthetrave’ të tij. Pastaj mu kthye mua. Më ngjeshi në cepin e pallatit dhe me gojën që i hapej si përbindësh më kafshonte, ndërkohë që më kishte ulur të mbathurat dhe më prekte ku të mundej”.

Ani Gjika kishte ngrirë sallën me të vërtetën e saj. Nuk kisha dëgjuar kurrë një histori kaq therëse në vetën e parë. E vendosur prej 22 vitesh në Amerikë, kjo autore dhe përkthyese nuk kishte shkruar asnjëherë në shqip, edhe pse shqipen e ka gjuhë të parë.

Sa ironik mu duk përkimi. Kisha ditë që lexoja mbi debatin që kishte trazuar Tiranën, ‘fenomenin Vorpsi’. Aq shumë ujëra kishte trazuar shkrimtarja me intervistat e saj të shpenguara, sa jehona e debatit më ishte ulur këmbëkryq në dhomë mijëra kilometra larg Tiranës.

Personalisht, në gjithë atë gumëzhitje, ndryshe nga rryma, dashuria e saj e vajzërisë për atë që sot është Kryeminstri i vendit, nuk ma grishi vëmendjen, dhe as më shtoi kureshtjen. S’kishte asgjë atipike në deklaratën e saj. Për ne ‘njerëzorët’ dashuria, në të gjitha format, është ndjenja që njohim sa hapim sytë e që na shoqëron deri sa i mbyllim.

Gjetkë më kishte mbetur mendja. Nuk arrija të kuptoja se si njeriu mund të shprehë dhimbjet e shpirtit në një gjuhë që nuk është ajo e nënës. Ky fakt më kishte bërë të mendoja gjatë, por ende nuk i kam gjetur një përgjigje, qoftë edhe sa për të bërë paqe me veten.

Sa e pashpjegueshme aq edhe interesante më dukej kjo gjë. Nga njëra anë unë, që pas një dekade jashtë Shqipërisë përpiqem çdo ditë të pasuroj fjalorin e gjuhës së vendit ku jetoj, dhe nga ana tjetër, jo një por dy vajza shkrimtare të cilave gjuha e huaj u është bërë pjesë e identitetit krijues.

Teksa i dëgjoja të flisnin për këtë fenomen, njërën përtej oqeanit dhe tjetrën aty në auditor, u befasova që kishin një emërues të përbashkët. Të shkruarit në një gjuhë të huaj i largonte ato nga e kaluara e tyre e dhimbshme; muzikaliteti i ri i një gjuhe tjetër u jepte shpresë të reja.

Secila kishte një histori rrëqethëse, në fëmijëri a rini, që vinte nga Shqipëria e vrazhdë komuniste dhe paskomuniste. “Arratia” fizike duket se nuk i kishte shëruar ato plotësisht nga e kaluara e një sistemi që vazhdonte t’ua ngacmonte plagët teksa përdornin gjuhën e nënës.

Ani rrotullonte sytë duke “vizituar”çdo cep të dhomës. Kërkonte përgjigjen e duhur, nëse kishte një të tillë. I duhej një patjetër, pasi bashkëbiseduesi i saj dukej të kishte një kureshtje të papërmbajtshme teksa e kishte pyetur:

“Përse një libër me kujtime dhe jo ‘fiction’ me nota autobiografike”.Gazmend Kapllani, një tjetër shkrimtar shqiptar, të cilit i është botuar në shqip ‘Ditar i shkurtër kufijsh’, teksa priste përgjigjen e Anit nxitoi të shtonte se libri i tij, shpesh herë ishte quajtur ‘me kujtime’ për shkak të notave autobiografike të përdorura në zhvillimin e fabulës.

Ndërhyrja e kolegut duket se i kishte dhënë kohën e mjaftueshme Anit për të gjetur përgjigjen e saj:

Unë kam shkruar poezi që gjashtë vjeçe dhe kjo është e vetmja gjini në të cilën e njoh veten si krijuese. Të shkruarit e prozës më tremb. Ndaj, libri me kujtime është, jo vetëm një dëshirë për të treguar ato të fshehta që më dhembin prej vitesh, por edhe një trampolinë e sigurt për të kaluar te proza”.

Poezitë e Anit janë frymë-marrëse. Ajo lexoi disa prej tyre nga vëllimi poetik “Bread on Running Waters”, një vëllim i botuar në vitin 2013 me përmbledhje poezish të shkruara gjatë një dekade. Arsyeja që kjo përzierje kaq interesante shkrimtarësh kishin bërë bashkë lexues, shqiptarë e të huaj, nën siglën “Voices from the Edges of Europe” nuk ishin poezitë e Anit, por të një tjetër poeteje të njohur shqiptare, Luljeta Lleshanakut.

Ani Gjika, si përkthyese dhe Gazmend Kapllani si shkrimtar, janë tashmë në libraritë amerikane me dy libra të sapobotuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “ Ditar i shkurtër kufijsh” i Gazmend Kapllanit prej disa ditësh qëndron krah emrave më të njohur botërorë në stendat e librarive amerikane, ndërsa prej 24 Prillit do t’i bashkëngjitet edhe shqiptarja tjetër Luljeta Lleshanaku me vëllimin poetik “Negative Space”, përkthyer nga Ani Gjika. Të dy autorët lexuan pjesë në prozë e poezi nga publikimet e tyre duke e sjellë më afër vetes lexuesin dhe duke e bërë më të ngrohtë takimin në mjediset e Universitetit të Bostonit.

Duke iu drejtuar auditorit Gazmend Kapllani tha:

Shkrimtari nuk ka jetë nëse nuk do të jeni ju.”
Mes ngazëllimit që i dhanë duartrokitjet zbuloi një paragraf të librit të ri të cilin ka nisur ta shkruajë dy vjet më parë, dhe që do të jetë i pari i shkruar në gjuhën shqipe.

Këtë libër e kam nisur dy vite më parë, vetëm pak pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara. Kisha një dilemë që me ishte kthyer në ankth. Në cilën gjuhë do ta shkruaja këtë libër? Unë kam shkruar vetëm në greqisht, për të qenë sa më afër lexuesit të vendit ku jetoja, por ky libër dukej sikur nuk do të rrëfehej bukur në atë gjuhë. Ndaj, mes këtyre dilemash dhe përpëlitjesh, prej aty ku ishte fshehur tinëz erdhi tek unë gjuha e nënës”.

Shqipja tingëllonte aq e bukur në atë paragraf, komik dhe tragjik në të njëjtën kohë. Historia zhvillohej në Shqipëri, ku një baba me bindje të thella komuniste kishte quajtur dy djemtë e tij Karl dhe Frederik, në nder të dy figurave të komunzimit botëror, Marksit dhe Engelsit.

Këta dy emra shkaktuan të qeshura në sallë, ashtu sikurse shkaktonin herë pas here te lexuesit amerikanë rrëfimet e shkrimtarit Kapllani nga kampi i internimit në Savër të Lushnjës. Absurditeti komunist 45 vjeçar, aq i vërtetë dhe i dhimbshëm për një popull, dukej jo real, madje-madje grotesk, si personazhet e një libri për ata jo shqiptarë që sot kishin zgjedhur të lexonin Kapllanin, Gjikën apo Lleshanakun.

Për ta ajo ishte thjesht një arrati imagjinate në një vend të izoluar me një histori tragji-komike. Ndërsa përballë tyre ishin ata, viktimat e prekshme të një regjimi barbar, që dëshmonin më zë dhe dokumentonin me libra vuajtjet e një jete të mbyllur në internim dhe dhimbjen e një përdhunimi të ndodhur në cepin e një pallati parafabrikat/ Nga: Entela Sula-Prifti