HomeDosja X

Hotel Melia investim i parave të kokainës me lavatriçen Artan Dulaku? Cili është burimi i 145 milionë euro?

Hotel Melia investim i parave të kokainës me lavatriçen Artan Dulaku? Cili është burimi i 145 milionë euro?

Pas shumë reklamave në rrjetet e tij sociale e në ERTV, kryeministri Edi Rama inauguroi hotel “Meliá Durrës”, pjese e “San Pietro- Resort” në Lalz, i cili njihet si resorti i Artan Dulakut.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha: – “Meliá Durrës” është hapësirë hotelerie madhështore, 100% investim me kapital shqiptar, realizuar nga kompania “Concord Investment”.

Të njëjtën gjë pohoi dhe Artan Dulaku, i cili tha: – Familja Dulaku e pa që turizmi shqiptar kishte nevojë për një oaz të tillë dhe investuam hotelin “Meliá”, pjesë e resort “San Pietro”.

Pas ish-ministrit Blendi Klosi, që deklaroi se në këtë resort do hapet edhe një kazino; Ministrja e Turizimit, Mirela Kumbaro, tha: – Faleminderit familja Dulaku, që kapitalin tuaj e investuat në këtë hotel e resort me “5 Yje” si brend ndërkombëtar.

Por të gjithë këto urime të hotel “Meliá Durrës” e resort “San Pietro” i nxori fiasko si mashtrime, spanjoli Gabriel Escarrer Jaume, i cili foli i fundit, e tha se ky është 100% investim i grupit spanjoll “Melia” në Shqipëri.

Nuk e dimë nëse spanjolli nxori mashtrimin e Ramës e Dulakut, apo e këshilluan ta fshihte atë, duke thënë se është investim i huaj, por burime financiare kanë thënë për “Pamfleti”, se me rrugë legale bankare, spanjollët nuk kanë futur asnjë cent në Shqipëri për investimin në hotel “Meliá Durrës” e “San Pietro Resort” në Lalz.

Por nëse është investim 100% shqiptar i kompanisë “Concord Investment Shpk”, kryeministri që i ka dhënë statusin Investitor Strategjik dhe lejen e ndërtimit të resortit Dulakut, sipas ligjit duhet të bëjë publike letrat bankare të 145 milionë Euro, që ka investuar për këtë hotel e resort Artan Dulaku.

Po kështu, SPAK referuar një kallëzimi penal të bërë më 12 janar 2018 nga KLSH, e di që toka shtetërore e këtij hoteli e resorti me sipërfaqe 334 mijë e 827 m2, Artan Dulakut i është dhuruar me VKM nr. 25/2, datë 20 nëntor 2017 për resort “San Pietro”.

Tashmë, dihet që toka i është grabitur shtetit e i është dhuruar Dulakut, por SPAK nëse ka këllqe, duhet të hetojë se ku i gjeti ky biznesmen, 145 milionë Euro që e ndërtoi këtë kompleks.

Sepse sipas regjistrit të QBK, gjithë kapitalet pasuri të luajtshme e të paluajtshme i ka 3.6 miliardë lekë, nga të cilat, 23.1 miliardë lekë i ka të bllokuara nga zyrat përmbarimore për detyrime të pashlyera private e bankare.

SPAK-ut po i kujtojmë, se Artan Dulaku është i skeduar si pastrues i miliardave të botës së krimit me ndërtime, biznes mediatik e aktivitet fajde, konkretisht me grupin e kokainës Ekuador-Shqipëri “Ben Qimja-Trifon Murataj” i Bana-King në Fier, Durrës e Tiranë.

Nuk e kemi gabim, të themi se “lavatriçja” Artan Dulaku, nëpërmjet ndërtimeve është marrë dhe me pastrimin e miliardave të Edi e Olsi Ramës e Amant Josifit që vodhi 2.5 miliardë USD nga shtetas të BE, me mashtrime në aktivitetin Call-Center.

Për vitet 2020-2022, “Taskë Forca” Financiare pranë Komisionit Evropian dhe DASH, e kanë futur Shqipërinë në listën “gri” me Zimbabve, Mozambik, Gjeorgji e Maltë, si qendra të pastrimit të parave me ndërtime, ku simbol është Artan Dulaku i “ushqyer” me miliarda të zeza dhe i lejuar e mbrojtur nga familja e klani kryeministror. /Pamfleti