osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rrok Gjoka 100 mijë euro cash çdo muaj Berishës: Paratë i mbledh shoku i Zenit, ish drejtor tatimesh! “Syri” lavatriçja më e madhe e parave të pista

Rrok Gjoka 100 mijë euro cash çdo muaj Berishës: Paratë i mbledh shoku i Zenit, ish drejtor tatimesh! “Syri” lavatriçja më e madhe e parave të pista

Sali Berisha akuzon Lulzim Bashën se është blerë nga Edi Rama. Është e dokumentuar që rreth 100 biznesmenë, mes të cilëve edhe ato që konsiderohen oligarkë, të cilët marrin para dhe pasuri publike nga Edi Rama dhe degët e pushtetit të tij, kanë paguar kunatin e Lulzim Bashës, Erion Isufin, për vite me radhë.

Paratë i kalonin në llogaritë e Isufit me fatura, por pjesa më e madhe besohet se jepej cash. Themi besohet, pasi pjesa cash, është e vështirë dokumentohet.

Sali Berisha ishte në dijeni të kësaj skeme dhe e miratonte në heshtje. Berisha nuk guxoi kurrë dhe as sot nuk guxon të përmendë qoftë një nga të ashtuquajturit oligarkë pranë Ramës që paguanin Bashën përmes kunanit.

Po pse? Arsyeja është e thjeshtë, edhe pse tronditëse për demokratët, të cilët kanë 10 vite në opozitë.

Të ashtuquajturit oligarkë paguajnë sistematikisht edhe Zenin, pjesë e listës së zezë së SHBA-ve, arkitekti i të gjitha aferave të mëdha financiare të qeverisjes Berisha, shefi real i ministrave të PD-së, siç e dëshmoi edhe historia e Gërdecit apo afera CEZ. (Vetë ish ministrat e Berishës kanë deklaruar se asnjë tender nuk jepej pa diktimin e Zenit).

Të gjithë ish klientët e Berishës kur ishte në pushtet dhe biznesmenët që nuk përmenden nga Berisha dhe Syri i tij, përflitet se i japin para me çanta Zenit.

Sot po ndalemi tek një rast konkret. Rrok Gjoka është një nga ish klientët e pushtetit të Sali Berishës, prej 10 vitesh përfitues i madh i parave publike, me lejen e Edi Ramës.

Një pjesë të parave që Rrok Gjoka merr nga buxheti i shtetit, duke mashtruar me kontratat, volumin dhe cilësinë e punimeve, nuk i ndan vetëm me personazhet e pushtetit të Rilindjes sipas hierakisë, por paguan edhe Sali Berishën.

Indicie dhe prova serioze tregojnë se Rrok Gjoka i jep çdo muaj rreth 100 mijë euro cash Zenit. Pratë i dorëzohen të besuarit të tij, të cilin kur Berisha ishte në pushtet, e kishte emëruar drejtor Tatimesh.

Bëhet fjalë për një personazh nga Shkodra, me lidhje të forta me ish Sigurimin e Shtetit, edhe pse hiqet si i persekutuar, me mangësi të forta në formim, mediokët dhe me episode serioze aferash financiare, por që ka mbledhur para për Zenin, kur ky i fundit e bëri drejtor Tatimesh dhe pas rrëzimit të Berishës nga pushteti, Zeni e përdor për të mbuluar disa pasuri të tij dhe si taksidar ndaj oligarkëve.

Nuk është rastësi që Rrok Gjoka, i cili sot minimalisht duhet të ishte prapa hekurave për degradimin e Rrugës së Arbërit, nuk përmendet qoftë edhe një herë as nga Berisha, as nga Syri i tij.

Dhe rrok Gjoka nuk është i vetmi. Çdo muaj, shoku i Zenit, ish drejtor Tatimesh, mbledh thasë me para nga biznesmenët që marrin para publike nga Edi Rama, ministrat, kryebashkiakët dhe drejtorët e tij, që janë shpallur investitorë strategjikë, që përlajnë koncesione dhe tendera.

Pasi Berisha i mori partinë Bashës me forcë, biznesmenët kanë ndërpeerë pagesat për kompanitë e kunatit Erion Isufi.

Pjesa që i jepej Erion Isufit, që pas rënies së Bashës, i jepet Zenit, i cili një pjesë të parave që merr, i hedh edhe për të mbajtur Syrin, median e Familjes.

Disa praj oliagarkëve, mes të cilëve edhe Klod Allajbeu i koncesionit korruptiv të hemodializës, e paguajnë Zenin me fatura, por shumica e tyre me cash me çanta.

A e di Edi Rama që nga qindra milionë euro që u jep biznesmenëve, dhjetëra milionë euro përfundojnë në xhepat e Zenit?

Që një pjesë e këtyre parave janë hedhur në zgjedhje dhe mandje janë përdorur edhe për organizimin e protestave gjoja për të rrëzuar qeverinë?

A mund të quhet opozitë një grup politik që paguhet dhe pastron një pjesë e parave të korrpsuonit që pushteti ndan me oligarkët?

Të gjitha këto pyetje janë retorike. Dhe derisa pagesat për Zenin vijojnë, Berisha nuk ka arsye që mërzitet për humbjen e 55 nga 61 bashki. E rëndësishme është ruajtja e monomolit e të ashtuqjturës opozitë, mbajtja e SHQUP-it me forcë dhe mbrojtjen e Zenit nga mundësi e arrestimit nga SPAK.