osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Inteligjenca artificiale, kërcënim apo zhvillim i marrëdhënieve njerëzore drejt së panjohurës

Inteligjenca artificiale, kërcënim apo zhvillim i marrëdhënieve njerëzore drejt së panjohurës

Dr. Sherfi Dervishi

Inteligjenca artificiale, kërcënim apo zhvillim?

Shekulli XXI, është parashikuar dhe analizuar nga mendimtarët e shekullit XX dhe i konfirmuar nga studiuesit bashkëkohorë si shekulli i ndryshimeve të vrullshme, si të thuash me ritmin e progresionit gjeometrik të marrëdhënieve njerëzore.

Për kalimin nga epoka e gurit në atë të hekurit njerëzimit i janë dashur qindra vite me zhvillime të ngadalta shoqërore-kulturore e kështu me radhë deri në prag të revolucionit industrial, nën ndikimin e të cilit jeta e njerëzve, fillimisht në vendet më të industrializuara, e më pas në të gjithë botën filloi të ndryshonte me ritme më të shpejta. Në shekullin XXI, më pak se dhjetë vite mjaftojnë për të sjellë ndryshime të shpejta, shpesh të paparashikuara në rendin shoqëror botëror. Zhvillimi teknologjik realizohet me ritme që psikologjia e turmës nuk mundet t’i ndjekë në kohë reale.

Teknologjia e informacionit përparon aq shpejt duke përshkruar në fare pak vite hapa që i përkasin disa shekujve në zhvillimet e mëpasshme. Nga revolucioni industrial deri te krijimi i kompjuterit të parë, botës i janë dashur pak më shume se 100 vjet kohë, ndërkohë në vetëm 20 vitet e fundit jeta social ekonomike në shkallë botërore ka ndryshuar aq shumë sa ka tejkaluar çdo parashikim futurist të studiuesve në hyrje të shekullit të ri, aq më pak të njerëzve të thjeshtë të cilët pranojnë a priori çdo shpërthim teknologjik si e mirë në shërbim të njerëzimit.

Në këtë punim synoj të nxjerr në pah, zhvillimin e komunikimit mes njerëzve në një tjetër nivel, duke u spostuar nga komunikimi i drejtëpërdrejtë në kontaktet sy më sy me bashkëbiseduesin që të përcjellë emocionet e shprehjes së fytyrës në atë të komunikimit digjital, ku tjetri me ndërmjetësimin e pajisjeve kthehet në subjekt të materializuar brenda një kutie komunikimi, sesa si person fizik me tërësinë e emocioneve dhe shprehive shpirterore emocionale që ai mbart si qënie njerëzore.

Nëse komunikimi telefonik dhe digjital mes njerëzve ka shërbyer deri pak kohë më parë për të mundësuar lidhje komunikuese mes 2 apo më shumë personave me qëllim shkurtimin e distancave dhe lehtësimin e shkëmbimit të informacionit mes tyre, Inteligjenca Artificiale premton kërcënueshëm ta zhbëjë edhe këtë formë komunikimi.

Sot Inteligjenca Artificiale është e aftë megjithëse në hapat e saj të parë të zhvillojë komunikimin njeri-robot-kompjuter në trajta emocionale dhe këshilluese aq humanoide duke e bërë njeriun e stresuar të shekullit XXI të ndihet shpirtërisht më i sigurtë për të folur me logaritmet kompiuterike përmes imazhit të një djali apo vajze simpatike digjitale sesa në ndërveprim me një njeri tjetër, duke bërë kështu një kapërcim, ndoshta disashekullor krahasuar me ritmet e mëparshme të zhvillmit për sa i përket procesit të komunikimit mes njerëzve.

Shkalla e zhvillimit të teknologjisë së informacionit për herë të parë në historinë e shoqërisë së njerëzimit për aq sa studiuesit kanë mundur të dokumentojnë është në nivele aq të përsosura sa shpeshherë në përditshmëri shkaktohet konfuzion për të kuptuar nëse një informacion apo imazh është i vërtetë apo i trilluar.

1.Ekuacion me shumë të panjohura, gati i pazgjidhshëm dhe nga vetë krijuesit.

Çfarë është inteligjenca artificiale? Sa e njohim atë? Gjithëkush me të drejtë mund të ngrejë pyetjen: “A mund të jetë inteligjenca artificiale? A nuk kemi mësuar nga dijetarët e gjithënjohur në botë se inteligjenca është virtyt i homo sapiensit, e mandej i njeriut modern.
New Research Suggests Many Americans Have a Snacking Problem
Keep Watching

Inteligjenca është cilësi mendore që përmban aftësi për të mësuar nga përvojat, aftësi për t’u përshtatur në gjendje të reja, të kuptuarit e koncepteve abstrakte dhe aftësia për ti përdorur dijet e nxëna (https://www.britannica.com/search?query=what+is+intelligence). Zakonisht kur flasim për inteligjencën e vetmja qënie fizike që na vjen në mendje për t’ia shoqëruar këtë karakteristikë është njeriu. Për herë të parë në historinë e njerëzimit ne kemi arritur ta thyejmë këtë status quo. Inteligjenca nuk i referohet më vetëm qënies njeri. Celulari i pare i zgjuar “Smart Phone” është lëshuar në vitin 1992 nga kompania IBM Simon (https://blog.textedly.com/smartphone-history-whenweresmartphonesinvented#:~:text=smartphones%20come%20out%3F,1992%3A%20The%20First%20Smartphone,a%20stylus%20(a%20what%3F). Nëse celularët filluan të quheshin të zgjuar, atëherë kush nuk ishin më të zgjuar?

Inteligjenca artificiale, është imitim i inteligjencës humane i procesuar nga pajisjet kompjuterike. Dijet dhe kultura mijëravjeçare, një pjesë e së cilës është e hedhur, ruajtuar në softwerët modernë mund të shfaqen me një kërkim të thjeshtë në Google apo plaforma të tjera digitale kërkimore. Njerëzit janë pjesërisht të përgatitur për të kuptuar se çfarë është inteligjenca artificiale, duke qenë se janë përdorues të pajisjeve të ndryshme teknologjike prej vitesh. Pajiset teknologjike që përdorim çdo ditë kanë funksione të dedikuara dhe janë të krijuara për shërbime të përcaktuara.

Për shembull, një telefon nuk mund të pastrojë shtëpine… Inteligjenca artificiale përmbledh në një trup të vetëm shumë funksione, kështu psh. Një robot mund të flasë, përgjigjet, pastrojë shtëpinë, të marrë në telefon sipas kërkesës së atij që e posedon. Njërëzit në pamje të parë janë të gatshëm të përfitojnë nga lehtësirat që ofron inteligjenca artificiale, por a janë të gatshëm të përballen me pasojat problematike të përdorimit të saj. A janë studiuesit në gjendje të njohin shkallën e ndikimit që do të ketë në komunikim dhe marrëdhëniet ndërpersonale?

Me termin inteligjencë artificiale kuptohet shpjegimi i nocionit “Njeriu si një makinë”, i cili ka një qëllim, krijimin e një inteligjencie që mendon në mënyrë krijuese sikurse një njeri dhe po ashtu në të njëjtën mënyrë edhe zgjidhë problemet, dhe që mund të përmbajë një formë të ndërgjegjjes edhe emocioneve në të.

I ashtuquajturi babai i Inteligjencës Artificiale shkencëtari kompiuterik Goeffrey Hinton, ka folur me pendesë për punën e tij kolosale për të mësuar I.A-në të procesojë të dhënat për të përllogaritur të dhënat në një formë të ngjashme me trurin e njeriut. Ndër të tjera ai është shprehur “Un jam thjesht një shkencëtar, që në një moment të caktuar kuptova se këto pajisje po bëhen më të zgjuara se ne”, “Dua t’i bie këmbanave të alarmit dhe të bëj të ditur se ne duhet të shqetësohemi serizozisht se si duhet t’i ndaluar këto pajisje së marri kontroll mbi ne”.

Ai dikur besonte se teknologjisë do t’i duheshin më shumë se 50 vite për të kaluar inteligjencën njerëzore, por së fundmi ai parashikon me ngulm se do të duhen vetëm 5 deri në 20 vite që kjo të ndodhë. Më tej ai thotë: “Papritur ndryshova pikpamjet e mia nëse këto gjëra do të jenë më inteligjente se ne. Mendoj se ato janë fare pranë realizimit të saj dhe do të jenë shumë shpejt më inteligjentë se ne në të ardhmen” (https://www.smithsonianmag.com/smart-news/the-godfather-of-ai-now-warns-of-its-dangers-180982108/).

2.Vetëm në hapat e parë, por me ndikim pandemik

Një media kuvajtiane ka zbuluar prezantuesen e parë virtuale të lajmeve të krijuar duke përdorur inteligjencën artificiale. “Fedha” u shfaq në llogarinë në Twitter të faqes së internetit “Kuvajt News” si një imazh i një gruaje, me flokët ngjyrë të çelët, e veshur me një xhaketë të zezë dhe bluzë të bardhë ndërkohë që prezantonte.

“Unë jam Fedha, prezantuesja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale. Çfarë lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë mendimet tuaja”

Por ky nuk është vendi i parë që paraqet një prezantues lajmesh të krijuar nga inteligjenca artificiale. Në vitin 2018, agjencia shtetërore e lajmeve kineze zbuloi lexuesin e saj virtual të lajmeve me kostum dhe një zë disi robotik.

Rritja e shpejtë e inteligjencës artificiale në shkallë botërore pritet të sjellë përfitime si në kujdesin shëndetësor dhe eliminimin e detyrave të zakonshme, por edhe frikën mbi përhapjen e mundshme të dezinformatave (https://shqiptarja.com/lajm/kuvajt-krijohet-spikerja-e-par-virtuale-nga-inteligjenca-artificiale).

Lexuesit e portalit Dan në Podgoricë, që prej fundit të korrikut 2023, dëgjojnë lajme në formë emisioni informativ nga një prezantuese virtuale e quajtur Ana AI. Kjo është hera e parë në rajon, që lajmet jepen nga një folëse virtuale. Redaktori i portalit Dan, Mili Preleviç, shpjegon për radion Europa e Lirë se gazetarët e shkruajnë lajmin dhe më pas Ana AI e lexon atë.

Projekti, i pari i këtij lloji në Mal të Zi, u krye duke përdorur inteligjencën artificiale gjeneruese (AI), një teknologji që mund të prodhojë lloje të ndryshme të përmbajtjes, duke përfshirë tekst, imazhe, audio dhe të dhëna sintetike. Përdorimi i inteligjencës artificiale në gazetari ngre pyetje të shumta, kryesisht në fushën e përdorimit etik.

Mihailo Backović, një ekspert për problematika të inteligjencës artificiale, thotë se AI është një mjet i dobishëm për produktivitet, por i rrezikshëm nëse gjendet në duart e dikujt që synon të prodhojë propagandë në sasi të mëdha dhe me qëllime jo të mira për shumicën e njerëzve.

Mili Preleviç, redaktor i portalit Dan, i cili ishte i pari në Mal të Zi që përdori këtë teknologji, i sheh përparësitë e këtij modeli të punës në përsosmërinë e prezantimit të Anës: “Ana AI nuk është e pasigurtë, nuk humbim kohë për grim, nuk kemi nevojë për kameraman. Ne zgjedhim nëse do të jetë bionde apo e zezë, çfarë do të veshë. Çfarë i jap unë spikerja virtuale e di që do të lexohet në mënyrë perfekte”, thotë Preleviç ndër të tjera për RSE. (https://shqiptarja.com/lajm/video-inteligjenca-artificiale-portali-ne-malin-e-zi-jep-lajmet-me-spikere-virtuale).

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paraqiti në korrik të 2023-shit propozimin e tij për t’u përballur me atë që e quajti një rend të ri botëror shumëpolar, të karakterizuar nga tensione gjeopolitike në rritje, konflikte dhe teknologji të reja.“Kërcënimet e reja të ditëve të sotme ndaj paqes shtojnë kërkesat ndaj nesh”, u tha zoti Guterres përfaqësuesve të vendeve anëtare të OKB-së.

Drejtuesi i OKB-së shprehu gjithashtu shqetësimin për teknologjitë e reja që ofrojnë potencial për progres të madh, por që gjithashtu në rastin e inteligjencës artificiale dhe të armëve autonome (të

njohura ndryshe si “robotët vrasës”), janë “duke krijuar mënyra të reja me të cilat njerëzimi mund të eliminojë vetveten”.

Në këtë front, sipas Guterres komuniteti ndërkombëtar duhet të miratojë deri në vitin 2026, një instrument ligjor që do të ndalonte armë të tilla autonome. Ai mbështet gjithashtu idenë e krijimit të një entiteti të ri të përbotshëm për të shmangur rreziqet ndaj paqes dhe sigurisë nga inteligjenca artificiale. Ai e përfytyron këtë entitet me strukturë dhe mandat të ngjashëm me Agjencinë e Energjisë Bërthamore, e cila u krijua nga OKB-ja. (https://www.zeriamerikes.com/a/7190008.html).

Stephen Hawking ka quajtur zhvillimin e Inteligjencës Artificiale një rrezik për botën, duke paralajmëruar se mund të ndikojë në zhdukjen e njerëzimit: “Zhvillimi i plotë i inteligjencës artificiale mund të shënojë fundin e racës njerëzore. Ka aftësi për të krijuar pavarësi dhe të vetëridizajnohet me një shpejtësi të madhe ndryshe nga njerëzit që janë të kufizuar nga evolucioni i ngadaltë biologjik, duke pamundësuar konkurrecën me makineritë me inteligjencë të lartë artificiale, të cilat mund ti tejkalojnë dhe zëvendosojnë njerëzit” (https://www.bbc.com/news/technology-30290540).

Studiuesi i mirënjohur bashkëkohor Yuval Noah Harari si një vëzhgues i hollë i zhvillimeve të vrullshme të dy dhjetëvjeçarëve të fundit, ndër të tjera shprehet: “Tanimë kompjuterat i kanë bërë sistemet financiare aq të ndërlikuara saqë shumë pak njerëz mund t’i arrijnë ato. Teksa AI përmirësohet shumë shpejt, mund të arrijmë në pikën ku asnjë njeri nuk do të jetë në gjendje të kuptojë financën” (Harari, N. Yuval, 2018:6).

Revolucioni teknologjik në vendin e punës sapo ka filluar. Studimi i publikuar në vitin 2017 nga Instituti për Analiza Hapësinore Ekonomike doli në përfundimin se, më 2035, në të gjitha qytetet e mëdha të Shteteve të Bashkuara, gjysma e vendeve aktuale të punës do të zëvëndësohen nga robotë (Bremmer, I., 2018:48)

3. Përfitimet e jashtëzakonshme, paralajmërim për rend të ri botëror

Më pyet për çdo gjë dhe do të përgjigjem për gjithçka… Kështu do ta përkufizoja përvojën time me komunikimin që pata me programin “Chat GPT” i gjeneruar nga inteligjenca artificiale i cili më dha ndjesinë sikur po bashkëveproja me 100 mendjet më të ndritura të historisë njerëzore. Për çdo pyetje, përgjigjja është gati në fare pak sekonda. Por çfarë është ChatGPT? Përgjigjen për këtë do ta japë vetë programi, ku unë i adresohem me pyetjen e mësipërme. Ndër të tjera, ai përgjigjet kështu:

“Chat GPT është një model i zhvilluar nga Inteligjenca Artificiale, i dizenjuar specifikisht për një gjuhë të shkruar sa më të kuptueshme dhe sa më të natyrshme me të folurën e përditshme. Chat GPT ka realizuar biseda me informacion të gjërë dhe të gjithanshëm, duke kuptuar dhe gjeneruar tekste që lidhen pikërisht me temën e diskutimit. Gjithashtu ka aftësinë për tu përgjigjur për diskutime të temave nga më të ndryshme edhe në formën e bisedave jo formale. Ky program përfaqëson mënyrën më të avancuar të komunikimit të natyrshëm mes njeriut dhe kompiuterit” (https://chat.openai.com/).

Njerëzit nuk ndihen më të varur për të përfituar dije nga njëri-tjetri. Tashmë nëpërmjet këtyre programeve teknologjike kaq të avancuara njeriu humbet gjithnjë e më shumë interesin për të pyetur të tjerët. Pyetje të tilla si për shembull: “Sa është ora?”, “a keni farë kosi?”, “djali apo vajza e kujt jeni ju?”, etj, të cilat përdoreshin dendur në shoqërinë shqiptare në sistemin socialist totalitar tashmë janë pothuasje zhdukur nga fjalori. Për këtë kanë ndikuar shumë proceset e shumëfishta të hapjes së shoqërisë nga çdo model i kontrolluar apo i mbyllur nga sistemi i kaluar. Zhvillimet teknologjike në fushën e telefonisë kanë modifikuar të folurën dhe komunikimin simbolik ndërmjet njerëzve. Psh. kur dikush nuk të hap telefonin, pasi i ka parë sms-të e tua në aplikacionin Whatsapp, do të thotë që nuk ka kohë të përgjigjet, ose thjesht nuk do të të përgjigjet, duke ta lënë “seen” bisedën. Lënia seen e bisedës në hapësirën e çatit nga personi tjetër tregon që nuk është vullneti për të kthyer përgjigje në kohën që kërkohet informacioni ose bashkëbisedimi.

Revolucionarizimi i komunikimit me robotin sikur po komunikon me një njeri jo të zakonshëm nga ana emocionale por të gjithëditur nga ana e dijeve universale, e afron njeriun pasmodern më shumë me kompiuterin duke e larguar akoma më tej nga alter-ego. Për shumë nga shqetësimet dhe nevojat e përditshme, njerëzit mund t’i drejtohen programeve të inteligjencës artificiale për të marrë përgjigje, madje edhe për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Kështu shumë nga të paktat pyetje dhe ndërveprime që njerëzit e shekullit XXI i bëjmë ende njëri-tjetrit nuk do të kemi guxim t’i bëjmë pasi përgjigja nga pala tjerët mund të ishte një shikim hetues ose “A nuk mundesh thjesht të pyesësh ChatGPT-në”? Izolimi i njeriut nga njeriu, dhe mbështetja në botën e të dhënave virtuale tashmë është realitet .

“Vetmia është një epidemi”, thotë psikologia Amy Sullivan dhe shumë njerëz përjetojnë vetminë e skajshme. Edhe pse teknologjia e komunikimit sot me anë të televizorit, internetit, celularit, është shumë më e zhvilluar se çdo kohë tjetër, sa ne mburremi për këtë, përsëri njerëzit në mënyrë paradoksale ndihen të vetmuar. Këto mjete komunikimi të keqpërdorura, po krijojnë një efekt të kundërt për të cilin u krijuan, po reduktojnë ndjeshëm komunikimin fizik, natyral dhe nxisin një komunikim virtual, me mesazhe, simbole edhe në këtë mënyrë po bëhen faktorë përforcues të vetmisë. Tomas Eliot (1888-1965) poet dramaturg anglez ka shkruar: “Televizori u lejon shumë njerëzve të qeshin me të njëjtën barsaletë dhe megjithatë ata të jenë ende të vetmuar”, ndërsa gazetari dhe novelisti i njohur Chuck Palahniuk (1962) thotë se: “Njeriu e përdor telefonin (celularin) sepse urren shoqërinë e të tjerëve, por ka edhe frikë të rrijë vetëm”. (https://www.cna.al/2019/04/10/vetmia-nje-epidemi-e-kohes-dhe-si-mund-ta-sherojme).

Sipas shtypit botëror, një burrë rreth të tridhjetave nga Belgjika vrau veten para pak kohësh i ndikuar nga bisedimet në kompjuter me njërin prej Chatbot-eve të quajtur “Eliza”. “Eliza” është një program kompjuterik i përpunimit të gjuhës natyrale që iu krijon përdoruesve iluzionin se i kupton.(https://gazetadita.al/bisedoni-me-elizen-kur-teknologjia-ta-lere-pas-nderveprimin-njerezor-do-mberrije-brezi-i-idioteve/).

Përfundime

Revolucionet gjatë dy shekujve të fundit kanë qenë aq radikale dhe të papritura saqë kanë ndryshuar karakteristikat themelore të rendit shoqëror. Tradicionlisht, rendi shoqëror ka qenë më i ngurtë. “Rendi” nënkuptonte qëndrueshmëri dhe vazhdimësi. Revolucionet e papritura ishin përjashtime. Pjesa më e madhe e ndryshimeve shoqërore vinte si rezultat i akumulimit të një numri të madh veprash të vogla. Por, fakti është se në këto kohë, çdo vit është revolucionar. Sot madje edhe një tridhjetëvjeçar mund të thotë me ndershmëri adoleshentëve mosbesues: “Kur unë isha i ri, bota ishte krejt ndryshe” Pasi interneti hyri në përdorim të gjërë në fillim të viteve 1990, ne sot nuk mund ta imagjinojmë botën pa të. Kështu çdo përpjekje për të përcaktuar karakteristikat e shoqërive moderne është njëlloj si të përcaktosh ngjyrën e kameleonit. E vetmja karakteristikë për të cilën jemi të sigurt, është ndryshimi i vazhdueshëm (Harari, N. Yuval, 2018:374, 375).

Zhvillimi i shkencave kompjuterike ka sjellë një revolucion të vërtetë në fushat e informacionit, komunikimit etj. Inteligjenca artificiale ose bota shifrore, siç e ndeshim të emërtohet, ka ndryshuar edhe konceptimin e filozofisë tradicionale, e cila njeh dy botë, materialen dhe shpirtëroren. Tani pranohet gjerësisht se kemi edhe një “botë të tretë”, botën e shenjave që na shfaqen në ekranin e kompjuterit. (https://gazetadita.al/bisedoni-me-elizen-kur-teknologjia-ta-lere-pas-nderveprimin-njerezor-do-mberrije-brezi-i-idioteve).

Pikërisht këto ndryshime të pamatshme dhe për vetë ideatorët dhe shpikësit e tyre po rimodelojnë sjelljen dhe komunikimin njerëzor në të gjitha format që kanë bashkëvepruar ndër shekuj. Sa më shumë që zhvillohen këto programe kompjuterike, aq më të varur dhe të ndikuar prej tyre bëhen shumica e njerezve. Qysh tani duket sesa të varur janë bërë njerëzit, sidomos brezi i ri, nga telefonat celularë. Varësia e tyre ka arritur deri në atë pikë sa kanë filluar të harrojnë çfarë janë dhe se u përkasin bashkësive të familjes dhe shoqërisë në tërësi. Nëse nuk merren masa për kontrollin e plotë të efekteve të paparashikueshme që mund të sjellë zhvillimi i inteligjencës artificiale, njerëzimi rrezikon të përmbushë një parashikim të frikshëm të fizikantit gjenial Albert Ajnshtajn : “Druaj se do të vijë dita që teknologjia do ta lërë pas ndërveprimin njerëzor. Atëherë bota do të ketë brezin e idiotëve” (https://fullfact.org/online/albert-einstein-quote-technology-idiots/).

Qëllimi i teknologjisë është efikasiteti: njohja e një problem dhe zgjidhja e tij. Një njerëzim që fillon të ndërtohet mbi atë model do të jetë gjithnjë e më shumë një njerëzim pa dyshime, i mësuar ta ketë përgjigjen menjëherë, të mendojë instrumentalisht, pa ngritur dyshime. Rreziku që shoh – edhe pse shpresoj ta kem gabim – është shndërrimi i qenies njerëzore në një makinë efikase. Unë nuk jam kundër përparimit dhe zhvillimit shkencor në parim, nuk jam aq i verbër sa të mos shoh të gjitha përfitimet që mund të rrjedhin nga inteligjenca artificiale (Gazeta “Dita”, 16.09.2023:2).

Burimet

· Bremmer, Ian: Ne VS. Atyre Dështimi i Globalizmit, “Minerva” Tiranë 2018.

· Harari, N. Yuval: 21 Leksione për Shekullin 21, “Botart”, Tiranë 2018.

· Harari, N. Yuval: Sapiens, “Botart”, Tiranë 2011.

· Gazeta “Dita”, 16.09.2023.

· https://www.britannica.com/search?query=what+is+intelligence

· https://blog.textedly.com/smartphone-history-when-were-smartphones-invented#:~:text=smartphones%20come%20out%3F-,1992%3A%20The%20First%20Smartphone,a%20stylus%20(a%20what%3F).

· https://www.smithsonianmag.com/smart-news/the-godfather-of-ai-now-warns-of-its-dangers-180982108/

· https://shqiptarja.com/lajm/kuvajt-krijohet-spikerja-e-par-virtuale-nga-inteligjenca-artificiale

· https://shqiptarja.com/lajm/video-inteligjenca-artificiale-portali-ne-malin-e-zi-jep-lajmet-me-spikere-virtuale

· https://www.zeriamerikes.com/a/7190008.html

· https://www.bbc.com/news/technology-30290540

· https://chat.openai.com/

· https://www.cna.al/2019/04/10/vetmia-nje-epidemi-e-kohes-dhe-si-mund-ta-sherojme.

· https://gazetadita.al/bisedoni-me-elizen-kur-teknologjia-ta-lere-pas-nderveprimin-njerezor-do-mberrije-brezi-i-idioteve/

· https://fullfact.org/online/albert-einstein-quote-technology-idiots/