osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ish-i burgosuri shqiptar shpik në qeli lojën “Ulja shtesë e dënimit”

Ish-i burgosuri shqiptar shpik në qeli lojën “Ulja shtesë e dënimit”

Një shqiptar, i cili e ka përfunduar dënimin e tij prej 7 vitesh burg për trafik droge, ka fituar çmimin e parë në konkursin “Talentet e Qyteteve”, pasi gjatë kohës kur vuante dënimin në burgjet franceze, ai shpiku një lojë tavoline të quajtur “Ulje shtesë e dënimit”, që kushton 79 euro.

Arbri Madhaj, tashmë 40 vjeç, mbërriti në Renne të Francës kur ishte një adoleshent 16-vjeçar, ndërsa më vonë përfundoi në burg, pasi u arrestua për trafik droge. Ai doli nga burgu në fund të marsit, ndërsa përgjatë kohës kur vuante dënimin krijoi edhe lojën që bazohet në jetën e përditshme të burgut dhe Kodin Penal.

Qëllimi i kësaj loje argëtuese dhe edukative është parandalimi i krimeve dhe edukimi i të rinjve për realitetin e jetës në burg, duke treguar ndikimet e ndryshme njerëzore. Në këtë lojë, secili lojtar e vendos veten në vendin e një të burgosuri. Bordi përbëhet nga 52 sheshe që korrespondojnë me 52 javët e vitit. Secila kuti përfaqëson një aktivitet të ofruar në burg, si sporti, veprimtaritë shoqërore dhe protokollet e rehabilitimit, për të përfituar një ulje shtesë të dënimit.

Te faqja e lojës lexohet mbishkrimi: “Për një kohë të gjatë, besoja se kisha gjithçka nën kontroll dhe se asgjë nuk mund të më ndodhte.

Në atë kohë, mendova se do të kontrolloja gjithçka. Imagjinoja që paratë që fitoheshin lehtë, makinat luksoze, festat dhe pushimet do të zgjasnin përgjithmonë. Por, në fund, isha i mbyllur për vite të tëra në burg dhe humba shumë gjëra.

Keqardhja ime më e madhe është që nuk i kam parë fëmijët e mi të rriten dhe nuk kam qenë i pranishëm për t’i shoqëruar në shkollë, apo në kohën e tyre të lirë. Nuk e kisha idenë se çfarë po bëja dhe sa do të ndryshonte jetën time. Para se të bëni një krim, mendohuni mirë, në mënyrë që të mos përfundoni në burg”.