osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ish-kreu i NATO tregon prapaskenat: Putin dëshironte anëtarësimin në Aleancë, por me kushtet e veta dhe pa procedurat standarde

Ish-kreu i NATO tregon prapaskenat: Putin dëshironte anëtarësimin në Aleancë, por me kushtet e veta dhe pa procedurat standarde

Një ish-sekretar i mbrojtjes i Laburistëve që udhëhoqi NATO-n midis 1999 dhe 2003, George Robertson ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur që në fillimet e ardhjes së tij në pushtet dëshirën për tu bashkuara me Aleancës së Atlantikut të Veriut.

E vetmja gjë nuk lejoi realizimin e një hapi të tillë ishte fakti që Rusia pretendonte anëtarësim pa kaluar në procesin e zakonshëm. Sipas Robertson, Putin pretendonte që Rusia duhej të amnistohej nga pritja në radhë me shumë vende të tjera të vogla e sipas tij të parëndësishme dhe pretendonte se Rusia duhej të trajtohej si e barabartë me vendet anëtare të NATO-s.

Gjithsesi, ai sqaroi se Putin e bëri të qartë në takimin e tyre të parë se ai dëshironte që Rusia të ishte pjesë e Evropës Perëndimore. “Ata donin të ishin pjesë e atij perëndimi të sigurt dhe të prosperuar të qëndrueshëm nga i cili Rusia ishte jashtë në atë kohë”, tha ai.

Robertson ka kujtuar për “The Guardian” një takim të fillimeve me presidentin Putin. Sipas tij Putin e ka pyetur se kur do të marrë Rusia një ftesë për t’iu bashkuar NATO-s, ndërsa Robertson i është përgjigjur se NATO nuk fton askënd të bëhet pjesë e saj, janë shtetet ato që aplikojnë për të qenë pjesë e aleancës. “Epo, ne nuk jemi në linjë me shumë vende që nuk kanë rëndësi”, mësohet të jetë shprehur Putin.

Pretendimet e Robertson janë në një linjë me një intervistë të dhënë nga Putin pak para se ai të zgjidhej për herë të parë si president rus më shumë se 21 vjet më parë për BBC, kur nuk përjashtonte anëtarësimin në NATO “nëse dhe kur pikëpamjet e Rusisë do të merreshin parasysh si ato të një partneri të barabartë”. Atë kohë, Vladimir Putin është shprehur se ishte e vështirë për të që ta përfytyronte NATO-n si një armik.

“Rusia është pjesë e kulturës evropiane. Dhe nuk mund ta imagjinoj vendin tim të izoluar nga Evropa dhe ajo që ne shpesh e quajmë bota e qytetëruar”, është shprehur ai. Pas protestave në rrugë të “Revolucionit Portokalli” në Ukrainë në vitin 2004, Putini u bë gjithnjë e më dyshues ndaj perëndimit, të cilin ai e fajësoi për financimin e OJQ-ve pro-demokratike.

Ai u zemërua më tej nga zgjerimi i vazhdueshëm i NATO-s në Evropën Qendrore dhe Lindore. Rumania, Bullgaria, Sllovakia, Sllovenia, Letonia, Estonia dhe Lituania zgjodhën t’i bashkoheshin aleancës në 2004; Kroacia dhe Shqipëria pasuan në 2009. Gjeorgjisë dhe Ukrainës iu premtua anëtarësimi në 2008, por ende nuk janë anëtarësuar.

Neni pesë

Robertson kujtoi gjithashtu se si ai u bë sekretari i parë dhe i vetëm i përgjithshëm i NATO-s që përdori klauzolën e mbrojtjes kolektive të NATO-s, të njohur si neni pesë, pas sulmeve të 11 shtatorit. “Thirrja e nenit të pestë ishte “kumar” dhe ishte larg përfundimit të paramenduar që anëtarët e NATO-s do ta arrinin atë pas një sulmi terrorist”, tha ai, duke vënë në dukje se ky nen ishte “projektuar për një sulm nga Bashkimi Sovjetik përtej hendekut Fulda në Gjermani”.

Disa aleatë të NATO-s ishin të shqetësuar për të thirrur klauzolën e mbrojtjes kolektive për të mbështetur SHBA-në, nga frika se kjo do t’i jepte administratës së George W. Bush lejen për të pushtuar Irakun. Robertson kujtoi një ministër që e pyeti: “A do të thotë kjo se ne po u japim një çek të bardhë për të pushtuar Irakun?” Ne i thamë: “Jo, nuk është”.

Ish-ministri skocez zbuloi gjithashtu se si vendimi historik për të thirrur nenin pesë pothuajse shkoi keq. Një ditë pas sulmeve të 11 shtatorit, Robertson do të merrte pjesë në një takim rutinë të ministrave të jashtëm të BE-së. Ai sqaroi se nuk kishte dashur që nenin pesë ta ngrinte si çështje vetë dhe i kishte kërkuar dy ministrave të jashtëm me të cilët kishte më shumë marrëdhënie që të bënin pyetje që do të krijonin mundësinë që Robertson më tej të fliste në lidhje me këtë çështje, pyetjet nuk u bënë kurrë.

Pas sulmeve të 11 shtatorit, shumë aleatë të NATO-s iu bashkuan SHBA-së në pushtimin e Afganistanit, me NATO-n që mori përsipër komandën e misionit në 2003. Robertson ishte kritik edhe ndaj tërheqjes kaotike të SHBA-së dy muaj më parë, por pretendoi se misioni i gjatë 20-vjeçar i forcave ushtarake perëndimore bëri një ndryshim, pavarësisht kthimit të talebanëve. “Ne kemi lënë një trashëgimi atje që këto koka teologjike nuk do të zgjidhen lehtë. Dhe unë mendoj se Afganistani në të ardhmen do të jetë një vend shumë ndryshe”, tha ai.