HomeKronikeDosja X

Kastriot Myftaraj: Çim Peka është i detyruar ta sulmojë Tahirin, për këtë e paguajnë Saliu dhe Zeni

Kastriot Myftaraj: Çim Peka është i detyruar ta sulmojë Tahirin, për këtë e paguajnë Saliu dhe Zeni

Dy vjet më parë, Çim Peka u përfshi në një aksident të rëndë, ku humbi jetën vajza që udhëtonte me të, 29-vjeçarja Fleura Kola, vajza e ish-ambasadorit shqiptar në Romë, Llesh Kola.

Për atë aksident ka pasur shumë pikëpyetje, që nga marrëdhënia e Pekës me 29-vjeçaren, deri tek arsyet e aksidentit.

Sot Kastriot Myftaraj ka hedhur një akuzë të rëndë ndaj Pekës, pasi ky i fundit i ka vjedhur një shkrim.

Myftaraj shkruan se Peka e ka vrarë para aksidentit Kolën.

“Çim Peka për gjëra të tilla mund ta sulmojë Tahirin vetëm me maskë, për shkak se Tahiri di diçka për të.

Çim Peka është i detyruar ta sulmojë Tahirin sepse për këtë e paguajnë Saliu dhe Zeni portalin e tij.

Por Çimi ka një hall.

Saimiri i ka bërë një nder të madh Çimit kur ishte ministër.

Saimiri personalisht ka fshehur një provë që tregonte se Çim Peka vrau një vajzë dy vjet më parë në atë që u quajt zyrtarisht aksident automobilistik.

Është fjala për regjistrimin e videokamerave të një biznesi që tregonte Çimin duke i përplasur kokën vajzës për ta detyruar të bënte diçka, ndoshta abort, nuk do të merret vesh kurrë se edhe të dhënat e autopsisë u manipuluan.

Duke bërë këtë Çimi humbi vëmendjen dhe shkaktoi aksident automobilistik.

U manipulua deri edhe vendndodhja e aksidentit.

Videoja nuk u paraqit si provë, por Saimiri e ka në arkivin e tij, së bashku me shumë gjëra të tjera.

Tani unë po bëj pyetjen se ku është i fshehur arkivi i Saimir Tahirit, me të cilin ai kërcënon dhe shantazhon deri edhe vetë Ramën”, shkruan Myftaraj.