osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Arben Imami shuplak Bashës: E ke hallin te paratë dhe jo te politika!

Arben Imami shuplak Bashës: E ke hallin te paratë dhe jo te politika!

Mbledhja e Kryesisë, ngritja e një grupi pune për ndryshime në statut, si dhe thirrja e Kuvendit Kombëtar në Pranverë, për një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe ish-Ministrin, Arben Imami janë hapi i fundit i Lulzim Bashës, për ta mbyllur partinë ndaj zërave kritikë.

Në një intervistë për Televizionin Klan, Imami, i lënë jashtë Grupit Parlamentar demokrat nga Lulzim Basha, e akuzon këtë të fundit si shkaktarin e vetëm të rrënimit të Partisë Demokratike, për shkak të paaftësisë së tij politike.

“Me këtë mënyrë drejtimit të partisë dhe me këtë kryetar, PD të mund të dali matanë, mundësinë janë zero, jo të pakta por zero. Nëse e ka të pamundur, të largohet… një njeri i paaftë në fakt për ta bërë këtë punë, këtë nuk e them unë por e tregojnë sondazhet.”-tha Imami.

Imami, i cili refuzoi propozimin e Lulzim Bashës për të qenë pjesë e grupit të punës i ngritur për të shqyrtuar ndryshime në statut, flet për rrugën e statutore që duhet ndjekur, e cila është e ndryshme nga ajo që kryesia vendosi të enjten e shkuar.

“Ajo që do duhej bërë është që të mblidhet këshilli kombëtar, duhet të ketë një grup pune i cili të jetë garanci për të gjitha palët që kongresi të ketë debatin e duhur.”-shtoi ish Ministri.

Imami thotë se nuk është dhe nuk ka asnjë plan për t’u përfshirë në ndonjë lëvizje brenda Partisë Demokratike.

“Fantazi politike, nuk e angazhoj veten me këto ide…”-theksoi Imami.

Pjesëmarrja në protestën e organizuar nga opozita në 27 Janar nuk është tregues i opozitë-bërjes, por është tregues i pakënaqësisë popullore ndaj qeverisë Rama.

“Qeveri më të keqe se kjo s’ka patur ndonjëherë Shqipëria… duke qenë se qëllimet e zotit Basha në PD nuk janë politike por financiare, ai I ka përdorur të gjitha këto protestën etj, për të përmirësuar pozicionin e tij në negociata për qëllime financiare dhe jo politike”-tha Imami.

Pavarësisht vlerësimit të ulët që ka për Lulzim Bashën, ai zgjedh të mos komentojë akuzat në adresë të tij për kontratat e lobimit me kompani ruse, sa kohë që ka një hetim ende në zhvillim për këtë çështje.

“Zoti Basha tha që nuk ka lidhje dhe unë jam I prirur ta besoj, nuk kam interest ë kundërt. Nëse diçka e tillë është e vërtetë, atëherë është diçka personale, do ishte mirë që zoti Basha të fliste jo në emër të PD-së për këtë çështje por në emrin e tij”-tha Imami./Klan.