Kemi qenë Koreja e Veriut e Europës! Rama nga Parisi: Shqipëria s’ka rrugë tjetër, veç anëtarësimit në BE, nuk e shohim Unionin si bankomat

Kemi qenë Koreja e Veriut e Europës! Rama nga Parisi: Shqipëria s’ka rrugë tjetër, veç anëtarësimit në BE, nuk e shohim Unionin si bankomat

Kryeministri Edi Rama tha nga Parisi se Shqipëria nuk ka asnjë alternativë tjetër veç anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Shqiptarët janë shumë të veçantë lidhur me integrimin, sepse ndryshe nga të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor ne kemi një histori ndryshe. Ne nuk ishim pjesë e ish-Jugosllavisë apo e Bllokut Lindor. Ne u ndamë me bllokun Lindor që në 1960-ën, pastaj u lidhëm me Kinën e Maos dhe më pas ishim Koreja e Veriut e Europës. Më pas kur dolëm nga ky ferr, dolën të transformuar në talebanë perëndimorë, ose në fanatikë të perëndimit. Për ne BE nuk është një bankomat, por një hapësirë lirie, paqeje e bashkëpunimi. Pavarësisht konflikteve të brendshme, të gjithë bien dakord që Europa është destinacioni ynë i përbashkët. Ne s’kemi asnjë alternativë tjetër dhe nuk e kërkojmë një të tillë”, tha mes të tjerash Rama.