HomeAktualitet

Këngëtarja irritohet me Bashën: “Skuth i mbushur deri në fyt me skandale, ende pa ardhur në pushtet”

Këngëtarja irritohet me Bashën: “Skuth i mbushur deri në fyt me skandale, ende pa ardhur në pushtet”

Kengetarja Rita Ndoci, motra e kantautorit Frederik Ndoci, është shprehur kritike ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Ajo ka treguar se si Basha ka dobësuar pozitat e tij në Shkodër që nga koha e hartimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit.

Duke bërë krahasimin mes Bashës dhe Berishës, ajo thotë se ky i fundit u dha mundësi personaliteteve brenda së djathtës ndërsa kreu aktual i PD i zhduku “me një të rënë të lapsit”.

Ndoci e cilëson Bashën një “skuth” të mbushur “deri në fyt me skandale, ende pa ardhur në pushtet”.

Këngëtarja shkodrane reagimin e ka bërë përmes një komenti në faqen e Murat Bashës i cili inicioi një diskutimin për gjendjen e të djathtës në rrjet sociale.