osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Këshilltari me pistoletë lodër, apo i trondituri mendërisht?!

Këshilltari me pistoletë lodër, apo i trondituri mendërisht?!

Nga Durim Madhi

Ky është deputet i parlamentit shqiptarë! Mos u habisni nga soji i tij, ka me bollëk në sallën stallë. Por ky i sotmi, është i një lloji të veçantë të parlamentit të këtij vendi! Me të drejtë, të gjithë do pyesni veten, se përse dhe mbi çfarë meritash vazhdon e ulet në një karrige të dhuruar “Kaubojsi i Tironës”?! Për ata që nuk e dinë, Kaubojsi është personazh, i cili nuk harrohet lehtë, pasi në kurriz ka bëma trimërie!

Trimëria e tij e parë, ishte kur me pistoletë në brez, u turr si i çartur të ndalonte ndërtimin e këndit të mrekullueshëm të lojrave për fëmijët, pranë Parkut të Liqenit, të Tiranës. I shkreti deputet, duhet t’i urrente fëmijët… Ndërsa trimëria e dytë, ndodhi fill, pasi u pikas me pistoletë në brez tek kodrat e liqenit, të cilën rrezikohej t’ia fusnin në një vend të keq. Deputeti në atë kohë deklaroi, se arma e tij ishte thjesht një lodër, që ai e mbante për të vrarë frikën, qysh kur “luante korridoresh” me kolegët e tij në parlament.

Pas këtyre ngjarjeve të rëndësishme në jetën politike të Kaubojsit Trim, të gjithëve u vjen keq, kur shohin, se sa shumë ka ndryshuar mjerani deputet! Të gjithë janë dëshmitarë, se si Kaubojsi i Tironës do të mbahet mend gjatë, në kujtesën tonë për trimëri. Jo trimëri dosido, por nga ata që vetëm “bura” me pistoletë uji dinë t’i bëjnë… ose “bura” që atë “mikun” e kanë si tub vetëm për të urinuar.

Një ditë më parë, Kaubojsi i befasoi të gjithë! Kreu një tjetër trimëri, që nuk do harrohet lehtë. I dha urdhër Trump-it, burrit më të fuqishëm të botës… për momentin!

Të mësosh Trump-in, se si duhet të drejtoi dhe se si duhet të bëj politikë, që të mos të të mërzisi ty… është guxim prej luani dhe shumë më i madh madje, kur je veçse një “mi” para tij. Megjithatë, ne duhet të ndjehemi “krenar të turpëruar”, që nuk guxuam të bënim atë që bën miu i dehur: Futjen e politikës amerikane në shinat e gjirizit partiak, ku vegjeton! Nëse nuk besoni, dëgjoni e mbani vesh o milet, se si ta përplas në fytyrë duhmën e rakisë që e burrëron këtë trim:

“For IMMEDIATE RELEASE!
To: H.E. Mr. Donald TRUMP,
PRESIDENT OF THE UNITED STATES OF AMERICA
Sill në Tiranë dikë që të të përfaqësojë administratën o Zotëri, se s’di me kë të merrem më parë unë:
– me këlyshët që ka pjellë “Mother Russia” këtu që në 1941 kundër meje, apo
– me ata që importon, paguan apo shfrytëzon “internacionalizmi proletar” përmes “Mother Jones” kundër teje.

Këtu trimi i ka thënë të gjitha, e nëse zoti Trump nuk vë mend, veten pastë në qafë, se janë të rrallë miqtë nga bregu i Lanës, ku derdhen ujërat e zeza të Tiranës, që të japin një këshillë kaq të vyer dhe jetike.

Jo për gjë, por duhet te jesh qen bir qeni, këlysh i “Mother Russia”, nga origjina e familjes si puna e këtij! Pra duhet ta kesh në gen, e për atë punë, vetëm “djedushka” Sali i’a kalon Kaubojsit, sepse është dora vetë… kryekëlyshi i kastës së përmbysur!/Tellalli