osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Demokomunist, mos u tallni me Azem Hajdarin!

Demokomunist, mos u tallni me Azem Hajdarin!

Nga Anri Bala

Dje ishte 11 Mars, një nga ditët më të bukura të këtij fillim viti dhe prag pranvere, e ndoshta mjaft e mirë për të gjithë ata që kishin datëlindjen. Por, pak nga të vetëshpallurit demokrat, nuk e dinin, se dje ishte datëlindja e Azem Hajdarit dhe askush nga familja e madhe që krijoi, për të cilën humbi jetën në lulen e rinisë, nuk u pa apo u dëgjua që në 55 vjetorin e tij, të thoshte një fjalë!

Teksa Saliu numëronte kafshatët e bukëve të deputetëve të pozitës, e Luli kruante dhëmbët për të larguar halat e peshkut që kishte ngrënë në drekën pranë Liqenit të Belshit, lufta imagjinare me qeverinë në mbrojtje të të varfërve, kishte arritur kulmin… në Facebook!

Ndaj shikoi mirë, se kjo është opozita që të ka harruar… opozita e vdekur. Atyre as që u ra ndërmend, se ti kishe lindur më 11 Mars, sepse ti nuk ekzistoje, përderisa ata ekzistojnë aty, ku janë nga… mosekzistenca jote.

Por edhe ne nuk jemi më të mirë!

Askush nuk mund të thotë se përse u vrave, kush të vrau dhe a do të guxonte të vriste kush për hiçgjë?! Kjo na bënë të ndjehemi në faj, e të pranojmë se… enigma të ngelet enigëm. Na bënë dhe frikacakë, duke pritur deri sa të dalë një burrë, që të flasë për hir të së vërtetës, të mos e marrë me vete mallkimin e gjithë atyre që kanë nevojë për këtë të vërtetë… shqiptarëve. Deri kur, përderisa vrasësit dhe hjeksi natyrisht që janë gjallë?!

A nuk është e turpshme, për të gjithë ato demokratë, që fatkeqësisht dhe mizorisht vazhdojnë të tallen duke pranuar të festojnë ditën që lumturon gjaksin bashkë me hjeksin… ditën e vdekjes tënde?! Ajo ditë nuk festohet për të të kujtuar ty, por për të bindur dhe rehatuar ata, se ti ke vdekur dhe je tretur! Për të bindur ata , se askush nuk do ua nxijë jetën, duke u përmendur kush janë, nga kanë ardhur në të vërtetë dhe duke i tmerruar mendimi, se ku do të ishin nëse ti do të ishe ende gjallë?!

Data e vrasjes tënde, është dita e ngadhënjimit të tyre, ndërsa data e lindjes tënde është kalvari i vuajtjeve të tyre, deri kur ta harrojnë! Ndaj, ata nuk ishin askund dje dhe gjithëkund si fantazma, duke folur përçartë, të friksuar edhe nga Sanço Pançot, e jo më nga kalorësit e vertetë.

Ne kishim shumë nevojë për ty, kurse ato që i mendoje shok të një ideali, janë të lumtur nga mungesa jote. Kjo është arsyeja, që ato ta kanë mbuluar me tisin e harresës datëlindjen, sepse tronditen sa herë të kujtojnë dhe nuk mund ta shprehin gëzimin e mosqenies tënde.

Por çfarë them dhe unë, kur kërkoj të nderohesh me memorien e tyre. Mallkuar qoftë nderimi i tyre dhe ai varri që mbulohet nga lulet e vrasësit. Miqtë dhe shokët, ato të vërtetët, duhet t’i ndalojnë demokomunistët dhe bastardët që militojnë e drejtojnë partinë e shpresës, për të cilën të sakrifikuan, që të mbulojnë me lule, në ditën e zezë 12 shtator. Të ndalohet tallja, sepse për ty ka vetëm një ditë memoriale, ajo kur linde!/Tellalli