HomeAktualitetDebat

Kllounët grek vazhdojnë pelegrinazhin: Beleri ka në dorë anëtarsimin në BE?! Një ish-ministri i Jashtëm grek e takon në burgun e Fierit: Kërcënon se Shqipëria s’ka shanse në BE

Kllounët grek vazhdojnë pelegrinazhin: Beleri ka në dorë anëtarsimin në BE?! Një ish-ministri i Jashtëm grek e takon në burgun e Fierit: Kërcënon se Shqipëria s’ka shanse në BE

Politikanë dhe ish-ministra grekë vijojnë të kërcënojnë për bllokim të anëtarësimit të Shqipërisë për në BE, për shkak të çështjes Beleri.

Deklaratat e radhës kanë ardhur nga kryetari i Partisë së demokratëve grekë dhe njëkohësisht ish-ministër i Jashtëm i Greqisë, Andreas Loverdhos.

Ky i fundit pati një takim në burgun e Fierit me Kryetarin e zgjedhur me vota të vjedhura të bashkisë së Himarës,

“Erdha dhe vizitova zotin Beleri. Si një profesionist në fushën e ligjeve, një avokat dhe politikan dua të theksoj se në Shqipëri ligjet nuk ekzistojnë.

Në raport me rastin e Fredi Belerit, dua të them që nën këto kushte negative institucionale, Shqipëria nuk ka asnjë shans për t’iu bashkuar Bashkimit Europian”, tha ai në një prononcim për mediat.