osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

INVESTIGIM/ Skema mafioze që përdor Klodian Allajbeu me mjekët e rekrutuar në të gjithë Shqipërinë, mbifaturim i pacientëve, pagesat nën dorë dhe dalja e biznesit me humbje përmes kompanive satelit

INVESTIGIM/ Skema mafioze që përdor Klodian Allajbeu me mjekët e rekrutuar në të gjithë Shqipërinë, mbifaturim i pacientëve, pagesat nën dorë dhe dalja e biznesit me humbje përmes kompanive satelit

Nëse e keni parë filmin “Pain Hustler” (Tregtari i dhimbjes), një prodhim kinematografik i “Netflix”, do t’iu kujtohen patjetër pazaret që bënin agjentët e kompanisë së prodhimit të barnave me doktorët e klinikave, që tu shisnin ilaçin e pasigurt pacientëve të tyre me qëllimin ndalimin e dhimbjeve nga sumëndjet terminale. Në fakt, filmi bazohet në artikullin e prestigjozes “New York Times”, e cila denoncoi në vitin 2018 skandalin e kompanisë “Insys Therapeutics”, e themeluar nga Dr. John Kapoor, personi përgjegjës për krizën e opiodëve që kishte prekur pacientët në SHBA.

Kappor e dinte fare mirë se barnat e prodhuar prej tij shkaktonin varësi dhe në përdorim afatgjatë ishin fatale ndaj pacientëve që nuk kishin tolerancë ndaj opioidëve. Por pas arrestimit, ai u pozicionua si një investitor i fjetur dhe që nuk ishte asnjë dijeni për funksionet e kompanisë, edhe pse ndaj këtij ilaçi fitonte miliona dollarë në vit.

Por çfarë bënin agjentët e “Insys Therapeutics”? Mjekët e kontraktuar nga kompania farmaceutike, për kundrejt pagesës, lëshonin receta klientëve të tyre me produktin e rrezikshëm “fentanyl”. Klientët krijonin varësi nga ilaçi që lehtësonte dhimbjet, i cili në doza të larta shkaktonte vdekjen. Teksa mjekët pasuroheshin në kohë të shkurtër, pacientët e humbnin jetën.

Kjo skemë e përdorur, përkon fiks me një realitet që ndodh rëndom në Shqipëri! Prej vitesh në vendin tonë aplikohet një nga skemat më mafioze e më të rënda në shëndetësi. Në këtë investigim të Ekskluzive.al, do të bëjmë publike, se si oligarku Klodian Allajbeu jo vetëm që e ka kthyer në monopol rrjetin e spitaleve në pronësi të tij, por se si ai korrupton dhjetra mjek të dërgojnë pacientët e tyre në spitalet private, e këta të kryejnë një mori analizash rutinë e më pas të mbushen me receta, që shiten sërish nga ai.

Në dukje absurde, Klodian Allajbeu ia ka arritur të kontraktojë pjesën më të madhe të bluzave të bardha si “Mjek Referues”, të cilët i paguan për çdo pacient që sjellin në spital për trajtim, për çdo analizë që bëjnë, për çdo ilaç që marrin, për çdo ndërhyrhje mjekësore, edhe duke mos qenë pjesë e ekipit të mjekëve të spitalit, duke i paguar bluzat e bardha me qindra mijëra euro në vit. Por ku qëndron skema do pyesni me të drejtë?

Të gjithë pacientët që paraqesin ndonjë shqetësim fillimisht paraqiten të vizitohen në një klinikë tek mjeku X. Ky i fundit ose e njohin, ose ua kanë sygjeruar, ose gëzojnë respekt dhe besim tek pacienti. Mjeku X i klinikës private apo shtetërore e porosit me “mirëbesim” pacientin, të paraqitet në “Spitalin Hygeia” ose “Spitalin Amerikan”, për analiza më të specializuara, pasi këto qendra spitalore disponojnë aparaturat më të mira e bashkëkohore dhe ekipi i mjekëve është më i mirë se kudo tjetër.

Pacienti i manipuluar psikologjikisht dhe merakosur për shëndetin e tij, nisur nga sygjerimi i mjekut, niset drejt qendrave spitalore të Klodian Allajbeut dhe në sportel paraqitet me emrin e mjekut referues. Pacienti regjistrohet nga stafi i Spitalit Hygeia në këtë rast dhe mjeku merr përqindjen e tij në varësi të analizave apo ndërhyrjeve mjekësore si: koronarografi, skaner, radioterapi, kirugji, etj. Për të paguar doktorin që merr përqindjen e tij për çdo klient që sjell në këto qendra spitalore, Hygeia e ngarkon pacientin të ardhur me “mik” në një sërë analizash nga më të ndryshme, edhe të panevojshme.

Një “Mjek Referues”, për një koronarografi paguhet 400 euro për pacient, 700 euro kur vendos stenta, ndërsa shifra rritet kur i sëmuri kryen një “bypass”, që në gjuhë mjekësore quhet CABG. Përqindja që fiton vetëm mjeku nga ndërhyrja si mjek referues është 1100 euro për pacient. Të gjitha pagesat janë nën dorë dhe asnjë nuk kryhet në formë ligjore. Madje sipas investigimit, “Spitali Hygeia” është një nga qendrat spitalore që zhvillon me qindra koronarografi pa rezultat. Pra pas ekzaminimit, pacientit nuk i vendoset as stentë e as kryhet ndërhyrje tjetër mjekësore, që në gjuhën e profesionit quhet dështim të koronarografisë.

Po pse ndodhin gjithë këto dështime? Skema është fare e qartë, që pronari të mbush xhepat e tij duke u tallur me shëndetin e atyre që u shkojnë me mirëbesim si pacient, të cilët paditur bëhen klienti fundor në këtë skemë dhe mbifaturohen për të paguar jo vetëm qendrën spitalore por dhe mjekun që i ka referuar. Ndërsa përmes klientit të mesëm, që janë mjekët në të gjithë Shqipërinë, Klodian Allajbeu arrin të siguroj përmes “zarfave” monopolin e analizave dhe ndërhyrjeve mjekësore.

Klodian Allajbeu, edhe pse fiton miliona euro në vit nga kjo skemë mafioze, sërisht e nxjerr spitalin e tij me humbje çdo vit, duke mbifaturuar furnitorët, që janë kompanitë satelite të tij. Në investigimin e radhës, Ekskluzie.al do të bëj publike skemën e “Falimentimit” që përdor Klodian Allajbeu me kompanitë e tij satelite dhe pasqyrën e veprimeve mafioze përmes “Mjekëve Referues”, që oligarku i ka shpërndarë në të gjithë Shqipërinë./VIJON