osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kreshnik Spahiu ngre “alarmin”: Sali Berisha po ‘fiton terren’ nga mungesa e ambasadorit të SHBA në Tiranë

Kreshnik Spahiu ngre “alarmin”: Sali Berisha po ‘fiton terren’ nga mungesa e ambasadorit të SHBA në Tiranë

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ishte i ftuar dje në një studio televizive, ku tha se ish-kryeministri Sali Berisha, ka për të fituar terren nga mungesa e ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë.

Sipas Spahiut, që prej momentit kur është larguar ish-ambasadorja Kim dhe ende nuk është mandatuar ambasadori i ri, në sistemin e drejtësisë shqiptare, ndihet roli pasiv dhe mospërkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Madje juristi shtoi gjithashtu se ish-kryeministri Berisha dhe familjarët e tij mund të përfitojnë pafajësinë nëse drejtësia vazhdon me këtë ritëm.

“Nëse do të vazhdojmë me këtë ritëm, unë jam i bindur se drejtësia do i japë pafajësinë Sali Berishës dhe familjes së tij. Do të jetë një çështje e cila do të kthehet “boomerang”, më mirë të mos e kishin filluar. Nga ana tjetër di të them se mungesa e një ambasadori amerikan në Shqipëri është shumë e ndjeshme.

Po ta vëmë re që nga dita që është larguar ambasadorja Yuri Kim dhe ende nuk është mandatuar ambasadori i ri, ndihet roli pasiv dhe mospërkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj sistemit të drejtësisë”, deklaroi ai.

Ndërkohë juristi Kreshnik Spahiu iu bëri thirrje partive opozitare që në federatën e tyre të mos përfshijnë Sali Berishës. Sipas tij, shpëtimi i Shqipërisë duhet të jetë në krijimin e një opozite të re kundër Ramës, Berishë, Metës.

“Ndiej një keqardhje shumë të madhe që pas 33 vjetësh disa parti opozitare dalin dhe kërkojnë akoma bashkim me Sali Berishën. Unë jam dakord që të gjithë të bashkohen për të rrëzuar establishmentin politik. Ndiej keqardhje që këta e shohin akoma shpëtimin e Shqipërisë tek Berisha. Mendoj se shpëtimi i Shqipërisë duhet të jetë në krijimin e një opozite të re kundër Ramës, Berishë, Metës”, nënvizoi Spahiu.