osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kriza e Ukrainës zgjidhet duke adoptuar modelin konfederativ të Zvicrës

Kriza e Ukrainës zgjidhet duke adoptuar modelin konfederativ të Zvicrës

Nga Otto Shili “Worldcrunch”

Nuk ka asnjë dyshim se lufta vdekjeprurëse që ka nisur prej 3 javësh Vladimir Putin në Ukrainë, e meriton denoncimin e fortë nga e gjithë bota. Por për të kuptuar këtë konflikt, ne duhet të shohim edhe historinë e llogaritjeve të gabuara politike që kanë çuar tek ky i fundit.

Përpjekjet diplomatike kanë përfunduar deri tani me dështim të plotë, përfshirë qasjen e liderëve të politikës së jashtme në Gjermani dhe gjetkë në Perëndim. Politikanët kanë lejuar përshkallëzimin e tensioneve, duke injoruar kërcënimin real se ato mund të shndërrohen një ditë në një situatë shpërthyese.

Në vend se të kërkonte një zgjidhje të qëndrueshme, Perëndimi e ka nxitur qeverinë ukrainase të besojë se vendi mund të bëhet një ditë anëtar i NATO-s. Në shtatorin e vitit të kaluar, NATO kreu stërvitje të përbashkëta ushtarake në territorin ukrainas.

Këshilla për Kievin

Politikanët në Moskë, ashtu si edhe ata në Uashington, Londër, Paris dhe Berlin, do të kishin bërë mirë të dëgjonin apelin e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Henri Kisinger drejtuar liderëve, që të gjitha palët duhet të fokusohen tek rezultatet konkrete në vend të qëndrimeve të ngurta.

Në një intervistë të pak muajve më parë, Kisinger sugjeroi që Ukraina të hiqte dorë nga ambiciet e saj për t’u anëtarësuar në NATO, dhe të arrinte një kompromis me Rusinë. Por ajo këshillë u shpërfill. Ndërkohë askush nuk do ta “fitojë” këtë luftë.

Përballë shkatërrimit aktual në Ukrainë, ne duhet të ofrojmë të gjithë ndihmën e mundshme për këtë vend, përveç atyre që do të rrezikonin fillimin një Lufte të Tretë Botërore. Ndoshta mënyra më e mirë me të cilën mund të ndihmojmë, është t’i ofrojmë Kievit ide konstruktive, mbi vendin që duhet të zërë Ukraina në skenën botërore.

Pra ide që janë të pranueshme për të gjitha palët, dhe që ofrojnë mundësinë e arritjes së një paqeje afatgjatë në rajon. Është inkurajuese të shohësh raportet e mediave se presidenti francez Emanuel Makron, kancelari gjerman Olaf Sholc dhe presidenti kinez Xi Jinping po punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje politike për krizën e Ukrainës.

Por që të ndodhë kjo, të gjithë ata që janë të përfshirë në këto bisedime duhet të kuptojnë se nëse nuk jemi të përgatitur për të parë mijëra vdekje dhe një shkatërrim më përmasa të mëdha, është e pamundur që lufta në Ukrainë të “fitohet” në kuptimin ushtarak.

Megjithatë, edhe pas një “fitoreje”, paqja do të ishte e pamundur në aspektin politik, duke pasur parasysh shkatërrimin e gjerë afatgjatë ekonomik dhe politik global që do të prodhojë në mënyrë të pashmangshme kjo luftë.

Nëse kërkimi për një zgjidhje politike duhet të jetë më shumë se sa vetëm një fjalë boshe, ne duhet të ngremë pyetjen:Çfarë strukturash duhet të ndërtohen që Ukraina të mbetet një shoqëri e lirë, demokratike dhe një shtet sovran, por në të njëjtën kohë të mbajë marrëdhënie paqësore me Rusinë dhe vendet e tjera fqinje?

Zgjidhja sipas modelit zviceran

Duke pasur parasysh diversitetin etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të Ukrainës, ajo mund të marrë si model për organizimin e saj të ardhshëm kushtetutën zvicerane. Përgjatë shumë shekujve, Zvicra ka gjetur një mënyrë unike për të zhvilluar me sukses demokracinë e saj, në të cilën vendimet merren në nivel lokal.

Ajo është një shoqëri e ndërtuar mbi respektin reciprok për kulturat, etnitë dhe gjuhët e ndryshme në popullatë. Situata e veçantë e Zvicrës, do të thotë se ajo është e përkushtuar ndaj neutralitetit ushtarak.

Por kjo nuk do të thotë se asaj i është dashur të kompromentojë vlerat e saj politike. Nëse Ukraina do të imitonte modelin dhe strukturën zvicerane si një shtet neutral, shumëgjuhësh dhe i ndarë në kantone, kjo gjë mund t’i japë asaj mundësinë të kishte marrëdhënie më të mira si me Rusinë po ashtu edhe me Bashkimin Evropian, si politikisht po ashtu edhe ekonomikisht.

Rajoni rusisht-folës i Donbasit në lindje të vendit, mund të trajtohet si një kanton autonom. Mbetet për t’u parë nëse negociatat do të kenë sukses në zhbërjen e aneksimit të Krimesë. Megjithatë, nëse të gjitha palët e pranojnë potencialin e bashkëpunimit ndërkufitar ekonomik dhe politik, çështja e Krimesë mund të bëhet më pak e rëndësishme dhe ne mund të jemi në gjendje të gjejmë një zgjidhje pragmatike.

Të shmanget zgjerimi i tepruar i BE-së

Në rast se Ukraina do ta adoptonte këtë qasje, nuk do të kishte gjasa që ky vend të ishte në gjendje t’i bashkohej Bashkimit Evropian në të ardhmen, pasi BE-ja do të ishte mbrojtëse e interesave të saj dhe shumë e kujdesshme për të mos u zgjeruar më tepër sesa mund të përballojë.

Megjithatë, BE-ja, Ukraina dhe Rusia mund të bien nga ana tjetër dakord për krijimin e një zone të tregtisë së lirë, e cila do të sillte përfitime ekonomike për të gjitha palët.

Sigurisht, do të duhej guxim dhe vendosmëri që Ukraina të kërkonte ta arrinte paqen përmes miratimit të një “kushtetute zvicerane”, pasi kjo do të thoshte që Kievi të hiqte dorë nga dëshira anakronike dhe nacionaliste për pushtet.

Po ashtu, kjo do të kërkonte gatishmërinë për të bërë kompromise, dhe për të hequr dorë nga ultimatumet. Për njerëzit e lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe paqedashës të Ukrainës dhe Rusisë, modeli zviceran mund të ofrojë një rrugë drejt një të ardhmeje premtuese, në të cilën Ukraina mund të përmbushë potencialin e saj të pasur kulturor dhe ekonomik, siç nuk e ka pasur kurrë më parë, duke prodhuar avantazhe për vetë vendin por edhe për botën në përgjithësi.