HomeAktualitetKryesore

Kryeministri Edi Rama publikon që në mëngjes pamjet mbresëlënëse nga projekti strategjik i qeverisë që drejton: Falë investimeve tona… (Video)

Kryeministri Edi Rama publikon që në mëngjes pamjet mbresëlënëse nga projekti strategjik i qeverisë që drejton: Falë investimeve tona… (Video)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa pamje mbresëlënëse nga Liqeni i Bovillës, i cili nuk është thjesht një pikë turistike por një projekt strategjik.

Rama bën të ditur se falë ndërhyrjes së qeverisë, ky liqen ka rritur sasinë e furnizimit dhe kapacitetet e filtrimit të ujit në Tiranë.

“MIRËMËNGJES

nga Bovilla e bukur por aspak thjesht turistike Liqeni i Bovillës falë investimeve tona ka rritur sasinë e furnizimit dhe kapacitet e filtrimit të ujit në Tiranë.

#Tiranaqëduam #PërShqipërinëqëduam”, shkruan kryeministri Rama.