osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kufiri detar, shkarkimi i Meçollarit dhe emërimi i Hajnajt në BKH sjellin ndryshime në grupin e negociatorëve, presidenti duhet të autorizojë Ramën

Kufiri detar, shkarkimi i Meçollarit dhe emërimi i Hajnajt në BKH sjellin ndryshime në grupin e negociatorëve, presidenti duhet të autorizojë Ramën

Greqia dhe Shqipëria pritet të rifillojnë bisedimet për kufirin detar. Athina po këmbëngul fort kohët e fundit dhe në vjeshtë debatit pritet të rihapet.

Por ndryshe nga viti 2018 ku pas shumë debatesh u gjet uniteti Qeveri-Presidencë, situata tani duket të jetë ndryshe. Së pari ka pasur zhvillime te grupi i negociatorëve. Pak ditë më parë u shkarkua nga detyra Zv.komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, pasi në një anije u organizua një ceremoni martesore. Por zoti Meçollari është dhe një ndër personat që ka qenë pjesë e grupit të negociatorëve për çështjen e detit.

Shkarkimi i tij nga detyra normalisht mund të sjellë dhe ndryshime në radhët e negociatorëve. Po ashtu një tjetër emër që largohet është Aida Hajnaj. Ajo ishte pjesë e grupit si zv/drejtoreshë e policisë, por tashmë është emëruar kryetare e Byrosë së Hetimit dhe duhet të largohet. Problemi tjetër i dytë është nëse do të gjendet uniteti mes kryeministrit dhe presidentit.

Sipas ligjit, marrëveshjet ndërkombëtare janë në dorë të presidentit. Nëse ai do të qëndrojë jashtë autorizon ministrin përkatës, në rastin e marrëveshjes me Greqinë, ministrin e Jashtëm. Në 2018, pas shumë debatesh Meta autorizoi Ditmir Bushatin dhe negociatat avancuan ndjeshëm. Madje u hartua dhe një dokument nga ekspertët. Më pas Greqia shkoi në zgjedhje dhe kjo çështje kaloi në plan të dytë.

Por duke qenë se Bushati nuk është më ministër, duhet që presidenti të autorizojë kryeministrin Edi Rama, i cili mban dhe postin e ministrit të Jashtëm. Kohët e fundit tensionet mes tyre janë rritur dhe nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë. Greqia ka nisur një debat të fortë me Turqinë dhe sa herë preket çështja e kufirit do të fusë në lojë dhe Shqipërinë për t’i trazuar gjërat. Ministri i Jashtëm grek do të bëjë një vizitë në Tiranë dhe aty do të vendoset se çfarë do të ndodhë. Por fakti që jemi para zgjedhjeve elektorale tregon se shanset për një marrëveshje janë të pakta.

Planet e qeverisë

Grekët këmbëngulin se do të ketë një zgjerim me 12 milje. E drejta ndërkombëtare e garanton këtë, vetëm se kleçka qëndron se cila do të jetë pika e matjes. Mes dy vendeve do të ripërcaktohet zona ekskluzive ekonomike. Shqipëria do ta zgjerojë atë në drejtim të Perëndimit drejt kuadrateve “Joni 1” dhe “Joni 2”, të cilat në bazë të marrëveshjes së 2009 i merrte Greqia.

Madje, burimet thanë se Greqia dëshiron një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes, pasi dëshiron aplikimin e precedentit të përcaktimit detar me Shqipërinë ta përdorë si bazë në fazën përfundimtare të negociatave për përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike me Izraelin, Qipron, Libinë. Megjithatë, ky precedent mund të përdoret politikisht prej saj në një negociim të mundshëm për kufirin detar me Turqinë për vendosjen e sovranitetit grek në Egje. Siç dihet, Greqia ka kontrollin e ishujve në pothuaj gjithë Egjeun të bazuar në Traktatin e Lozanës, çka kohët e fundit kontestohet prej presidentit turk Erdogan.

Pikërisht “frika” që Athina ka prej influencës së presidentit turk në politikën shqiptare, e bën këtë marrëveshje edhe më emergjente. Pra kjo marrëveshje referon një koordinatë për nisjen e punës për kufirin tokësor. Greqia dhe Shqipëria nuk kanë ende një vijë kufitare të përcaktuar vetë, që prej vitit 1914, kur vija ekzistuese u vendos nga Fuqitë e Mëdha./Sot/Kliti Topalli