Një rast i paprecedent madje tejet i rrezikshëm për jetën e një përfaqësuesi të popullit deputetit Erion Brace ka shpërthyer sot nga bandat e të ashtëquajturëve protestues, të cilët ishin vetëseleksionuar si mbrojtës të Bashkisë Memaliaj, kundërshtues se përse katundi i tyre po i bashkohej qytetit të Tepelenës.
Natyrisht që Bashkia Memaliaj drejtohet nga PD dhe Tepelena nga PS dhe këta elementë mendojnë se bashkitë janë çifliqe, ndaj në debatin me deputetin, ata kanë kaluar në dhunë fizike, duke e trajtuar se “tokë e xanun” Memaliajn dhe duke e goditur me tabelën e drurit në kokë deputetin.
Kjo është një ngjarje e rëndë që ndodh para syve të policisë së frustruar nga drejtuesit e saj një tufë sharlatanësh dhe mediokrish, të cilët para disa ditësh shhkarkuan një punonjës policie, që godit një protestues me grusht nga ata trimat, që mirë po i kundërshtonte, por po u “bënte” edhe nënat dhe motrat.
Kjo nuk është policia që duam kjo është palaçollëku i një shteti që nuk mbron punonjësit e tij dhe natyrisht i bënë të pafuqishëm përballë çdo shkelësi të ligjit duke u kalitur durimin dhe duke u shtuar euforinë dhe guximin gjithëfarë krimineli antishtet. /Ekskluzive.al

