HomeAktualitetDebat

Kush është personi prapa jush? Batuta e Ramës për Ismail Qemalin: Gjyshi im, nuk…

Kush është personi prapa jush? Batuta e Ramës për Ismail Qemalin: Gjyshi im, nuk…

Gjatë bashkëbisedimit në Këshillin Atlantik kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar momentet e fundit të intervistës për të bërë edhe një batutë.

Teksa gjatë gjithë kohës prapa tij ndodhej portreti i Ismail Qemalit, Rama është pyetur nga gazetari se kush është personi prapa tij.

“Gjyshi im, nuk e shikoni ngjashmërinë”, u shpreh Rama me tone humoristike, duke treguar edhe tiparet fizike të ngjashme me Ismail Qemalin.

Ai është ndalur edhe te marrëveshja me Italinë për procesimin e emigrantëve ilegalë. Rama u shpreh se do të jetë vetëm një qendër për emigrantët dhe do të ketë po ashtu një terminal pritjeje për emigrantët që do të procesohen në Shqipëri.