osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Sot 111-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë! Për herë të parë mbahet “Parada e shqiptarëve”: Diaspora bëhet bashkë në Tiranë

Sot 111-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë! Për herë të parë mbahet “Parada e shqiptarëve”: Diaspora bëhet bashkë në Tiranë

Shqipëria feston sot 111-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Për herë të parë në vendin tonë do të organizohet Parada e shqiptarëve. Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada do të mbledhë mbi 150 Ansamble popullore.

Parada të fillojë në orën 11:00. Parakalimi fillon nga sheshi “Nënë Tereza”, si pika e grumbullimit, për të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”. Pasi të bashkohen të gjithë në sheshin “Skendërbej”, aty do të jetë ngritja ceremoniale e flamurit.

Parashikohet që parada të zgjasë disa orë, nga ora 11 deri në orën 14:00 dhe do të parakalojnë disa grupe, më pas vjen ceremonia e ngritjes së flamurit. Ndërkohë që presidenti, kryeministri, kryetarja e Kuvendit do të bëjnë ngritjen ceremoniale të flamurit në orën 10:00 në Vlorë.

Prej 15 vitesh ky organizim i shoqatës ‘Rrënjët Shqiptare’ ka veshur Nju Jorkun me petkun e flamurit dhe ka shërbyer për të dhënë mesazhe bashkimi për shqiptarët, ndërsa për herë të parë mbahet edhe në vendin tonë.

Pak histori
Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar.

Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare. Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.

Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

Report Tv dhe Shqiptarja.com iu urojnë të gjithë shqiptarëve gëzuar Festën e Flamurit

Lajm në përditësim…