Kush furnitorja me “armatime për shkatërruesit e Tiranës Fatime Paja që u kap me arsenal lëndësh piroteknike! Artistja që krijoi simbolin e “Revolucionit të Flamingove’”

Kush furnitorja me “armatime për shkatërruesit e Tiranës Fatime Paja që u kap me arsenal lëndësh piroteknike! Artistja që krijoi simbolin e “Revolucionit të Flamingove’”

Fatime Paja u arrestua gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, pasi policia dyshon se ajo furnizonte protestuesit me molotovë dhe mjete të tjera për sulme ndaj efektivëve dhe institucioneve. 29-vjeçarja u kap në flagrancë në rrugën “Qemal Stafa”, në një makinë tip “Fiat”, ku policia sekuestroi 91 kokteje molotov, 166 fishekzjarrë dhe 59 tuba metalikë.

Fatime Paja ishte mes artistëve që krijuan figurat e flamingove me të cilat protestuesit marshuan në Tiranë. Në një intervistë për Associated Press, ajo tregoi se grupi zgjodhi flamingon si simbol të protestës kundër projektit turistik në Nartë. Figurat i dhanë lëvizjes emrin “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë marshimeve, Paja merrte megafonin dhe udhëhiqte thirrjet “Shqipëria nuk shitet!” dhe “Mos e prekni Nartën!”. Bashkë me artistët e tjerë, ajo organizonte edhe aktivitete vizatimi e ngjyrosjeje për fëmijët.

“E kam përdorur prej kohësh artin si një mjet për të shprehur padrejtësitë dhe pakënaqësinë që lidhen me jetën e përditshme civile në Shqipëri”, tha Paja për Associated Press në një intervistë më 20 qershor.