osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
deneme bonusu

Kush ka të drejtë?! Ja si e interpreton Nikoll Lesi “d.hunimin” që i bëri policia!

Kush ka të drejtë?! Ja si e interpreton Nikoll Lesi “d.hunimin” që i bëri policia!

Në ora 18.05 policia tentoi me d.hunë të a.rrestojë drejtorin e gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi, i cili po shkonte në redaksinë e gazetës “Koha Jonë”.

Mënjëherë forca të shumta policie, edhe ato të repartit “Shqiponja”, dolën para makinës së drejtorit të “Koha Jonë” dhe tentuan ta marrin me forcë për në komisariatin e policisë, pa asnjë arsye.

Pasi Nikoll Lesi mori në telefon direkt drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit zotin Ardi Veliu, forcat e policisë u larguan.

Pas incidentit me policinë, Nikoll Lesi tha se “po shkoja nga sheshi “Wilson” për te redaksia e gazetës “Koha Jonë” për të ndjekur zhvillimin e protestës.

Më dolën para, sapo më njohën, disa motora policie dhe me thanë se nuk lejohet të kalosh. I pyeta se pse dhe më thanë se “rruga bllokohet”.

Ndonëse makinat e tjera i lejuan të kalonin, përsëri zbatova urdhërin e tyre. Kalova nga ana tjetër, pas stadiumit “Dinamo”, sepse më duhej të isha në punë në gazetë. Kur u afrova nga ana tjetër, nga ana e Lanës, prapë me dolën policë dhe motora të “Shqiponja”.

Më bllokuan rrugën dhe me dolën para makinës. U kërkova arsyen duke u shpjeguar se jam gazetar dhe drejtor gazete e më duhet të shkoj në gazetë, ku rrugica ishte 14 metra më tej se sa më ndaluan. Nuk hanin pykë. Atëherë ngrita zërin.

Në moment erdhën mbi 6 policë dhe tentuan të më merrnin me forcë nga makina për në polici. Mbylla derën e makinës dhe ndërkohë mora drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotin Ardi Veliu. Më pas forcat e shumta të policisë ikën.

Më lejoni të them se kjo sjellje nuk është aspak korrekte dhe ligjore. Merret me mend se ç’u punojnë njërëzve të thjeshtë! Nuk është puna për mua pasi jam mësuar në 28 vite si gazetar të përplasem me pushtetet, por më duhet të shtoj se nuk duhet në këtë mënyrë, pasi janë sjellje brutale dhe jo ligjore.

Nuk mund të them se i urdhëroi njeri nga lart për mua, pasi nuk kam fakte, porse fryma e pushtetit dhe sidomos e kryeministrit ndaj njerëzve të medias sjell këtë mënyrë reagimi, aq me tepër kur marrin vesh apo ndjekin gazetarët që kritikojnë kryeministrin”- shtoi Lesi për “Koha Jonë”.