osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kushtetuesja merr vendimin e parë, ndërkombëtarët kërkojnë 9 anëtarë për të shmangur pazaret, ultimatum KLGJ-së

Kushtetuesja merr vendimin e parë, ndërkombëtarët kërkojnë 9 anëtarë për të shmangur pazaret, ultimatum KLGJ-së

Pas 3 vitesh bllokim, Gjykata Kushtetuese ka marrë dje vendimin e parë. Në orën 10:00 shtatë anëtarët e gjykatës u mblodhën për të shqyrtuar një kërkesë të Gjykatës së Tiranës, e cila ka kërkuar ndryshimin në Kodin e Procedurës Penale sa i takon gjykimeve në mungesë.

Gjykata vendosi mospranimin e kërkesës. Kështu që ankimet për gjykimet në mungesë rishikohen nga gjykata që ka dhënë vendimin në dhome këshillimi me një gjyqtar, pra në shkallë të parë.

“Gjykata Kushtetuese, në datën 26.01.2021, ka marrë në shqyrtim kërkesat me nr.G-11, datë 11.09.2018; G-3, datë 20.03.2019; G-4, datë 14.05.2019; G-1, datë 10.02.2020 dhe G-6, datë 18.09.2020 të Regjistrit Themeltar, me kërkues Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me objekt: “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”, parashikuar në pikën 1 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale (“KPP”), si dhe i togfjalëshit “… i së njëjtës gjykatë”, parashikuar në pikën 3 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar me ligjin nr.35/2017.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr.99/2016”, tha gjykata.

BE shton presionet ndaj KLGJ

Gjykata Kushtetuese nisi dje shqyrtimin e dosjeve të para, por ende i mungojnë 3 anëtarë të cilët duhet të propozohen nga Gjykata e Lartë. Kjo e fundit ka vetëm 3 anëtarë dhe për këtë arsye presioni ndaj KLGJ është rritur, pasi ndërkombëtarët kërkojnë që të nxitojnë me emërimet në Gjykatën e Lartë. Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim online me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai u shpreh se në këtë takim u diskutua mbi funksionimin e gjykatave në vend. Ai theksoi se anëtarët e Gjykatës së Lartë duhen emëruar urgjentisht, ndërsa bëri me dije se BE do të vijojë mbështetjen për Këshillin. “Takim shumë produktiv online me 11 anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. I falënderova ata për sigurimin e funksionimit të shumicës së gjykatave gjatë COVID-19. Ne diskutuam urgjencën për të emëruar dhe promovuar anëtarët e Gjykatës së Lartë për të rritur më tej funksionalitetin e saj.

Kjo është përparësia kryesore për Këshillin, gjithashtu për të lejuar Gjykatën e Lartë të caktojë në muajt e ardhshëm anëtarët e mbetur të Gjykatës Kushtetuese. Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht Këshillin në detyrat e tij të vështira, edhe përmes ndihmës teknike”, tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Sadushi takim me ambasadoren e Holandës

Ndërkohë, zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi është takuar ditën e djeshme me Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Tiranë, Guusje Korthals-Altes dhe zëvendësambasadorin Rogier Nouwen. Më anë të një njoftimi të bërë nga Gjykata e Lartë thuhet se në fokus të takimit ka qenë njohja e anëtarëve me punën e gjykatës, si edhe mbi punën dhe problemet e hasura nga 3 gjyqtarët e emëruar.

Ndër të tjera, në njoftim thuhet se gjykata është në pritje të anëtarëve të rinj. “Në këtë takim, nga ana e tij, z.Sadushi i ka njohur anëtarët e delegacionit me veprimtarinë aktuale të Gjykatës së Lartë, problematikat më të cilat u përball trupa prej tre gjyqtarësh menjëherë pas emërimit të tyre në detyrë, hapat e ndjekur prej tyre nëpërmjet një metodologjie të studiuar mirë për uljen e backlogut dhe dhënien e drejtësisë për qytetarët në një kohë sa më të shpejtë dhe cilësore.

Gjykata e Lartë është në pritje të anëtarëve të rinj të cilët do të bëjnë akoma më efektiv gjykimin në këtë gjykatë si edhe do të sjellin një rritje të numrit të çështjeve të gjykuara në mënyrë që qytetarët të marrin drejtësinë në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.