osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kushtetuesja nis shqyrtimin për shembjen e teatrit: Bie kërkesa për të thirrur dëshmitarë Ramën dhe Veliajn, shtyhet marrja e vendimit

Kushtetuesja nis shqyrtimin për shembjen e teatrit: Bie kërkesa për të thirrur dëshmitarë Ramën dhe Veliajn, shtyhet marrja e vendimit

Gjykata Kushtetuese ka nisur dje shqyrtimin e padisë së presidentit Ilir Meta për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ilir Meta paditi më 14 maj 2020 qeverinë në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të kalimit të truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të bashkisë, ndërsa më parë kishte ngritur një tjetër padi, përmes së cilës kërkonte shpalljen si antikushtetues të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në seancën e parë të zhvilluar dje gjykata e pa të arsyeshme që të shtynte për në 15 qershor marrjen e vendimit përfundimtar, për t’u lënë kështu kohë paditësve të sillnin dhe më shumë dokumente shtesë, që ata i konsideronin si prova të tjera materiale të forta brenda datës 8 qershor.

Ndërkohë që është lënë afat deri më datë 10 për shpjegimet shtesë, nëse subjektet e interesuara duan të paraqiten me ekspert në lidhje me këtë çështje. Sipas shpjegimit të trupës gjykuese, shtyrja e kohës shtesë u bë me qëllim, vënien në dispozicion të të tjera dokumenteve që do t’i shërbejnë një procesi të rregullt ligjor dhe kushtetues për çështjen e “Teatrit”.

Ndërkohë, Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i presidentit është shprehur se Këshilli i Ministrave ua ka vënë dje në dispozicion dokumentet. Sipas tij, prej dy vitesh kërkojnë prova nga institucionet dhe ende nuk janë marrë dot të plota në Presidencë.

Gjithashtu ai u shpreh se, një ditë nuk mjafton për të hyrë në themel të materialeve, sepse disa dokumente iu janë paraqitur të mërkurën, prandaj gjykata bëri mirë që iu dha më shumë kohë atyre dhe vetë trupës për të analizuar me detaje dhe dhënë një vendim korrekt mbi këtë çështje, që sipas tij është me rëndësi kombëtare. “Ne duam të njihemi dhe t’i studiojmë materialet që kanë ardhur dje. 24 orë nuk na mjaftojnë për të hyrë në themel. Nuk mund të shprehemi në këtë seancë ashtu sikur e kërkon kjo çështje”, u shpreh ai.

Nuk pranohet kërkesa për dëshmitarë

Trupa gjykuese i dha kohë Presidencës për prova shtesë, por rrëzoi një tjetër kërkesë të saj. Edhe pse gjatë seancës plenare në Kushtetuese u kërkua thirrja e dëshmitarëve, lidhur me të gjitha procedurat ligjore nga institucionet që çuan në vendimin për prishjen e Tetarit Kombëtar, gjykata e rrëzoi këtë kërkesë.

Nga trupa gjykuese u referua që në vend të dëshmitarëve të thirreshin ekspertë për secilin subjekt përgjegjësi. Sipas të dhënave të paraqitura dje në seancë Presidenca kërkonte që të thirreshin 12 dëshmitarë, duke filluar që nga kryeministri Edi Rama, kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, tek përfaqësuesit e institucioneve, që sipas kërkesës mbajnë përgjegjësi penale për shembjen e teatrit.

Këtë informacion e bëri të ditur përfaqësuesi i presidentit Meta, Bledar Dervishaj, i cili gjatë një prononcimi për mediat vlerësoi faktin që gjykata mori parasysh kërkesën për sjelljen e provave shtesë dhe thirrjen e ekspertëve për një sërë institucionesh në seancën e radhës. Ndër të tjera ai shprehu besimin se Kushtetuesja do të marrë vendimin e duhur mbi këtë çështje dhe do të tregojë se po sjell drejtësinë në vend.

“Pati një rrëzim të kërkesës për dëshmitarë. Por nga ana tjetër gjykata vlerësoi dhe u dha mundësi palëve në proces të paraqiten me ekspertë të tyre të profesionalizuar për çështje të trashëgimisë kulturore. Kjo është një risi në këtë proces në Gjykatën Kushtetuese, i cili besojmë fort se do të risjellë drejtësinë kushtetuese në Shqipëri, në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare, të identitetit tonë kombëtar që për fat të keq u cenuar, por që mundet të rikuperohet dhe ka kohë tani”, tha Dervishaj.