Lajm i rremë se Koçeku me Kaprin dhe zv. e Berishës takojnë Ambasadorin Amerikan!

Lajm i rremë se Koçeku me Kaprin dhe zv. e Berishës takojnë Ambasadorin Amerikan!

Zyrtarja e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe përgjegjëse për Shqipërinë, Sarah Hutchison, ka zhvilluar një takim me tre përfaqësues të opozitës shqiptare por ky takim nuk është konfirmuar nga ambasada. amerikane

Në takim sipas informacioneve kanë qenë të pranishëm Erald Kapri, deputet i Partisë Mundësia, Marjana Koçeku, ish-deputete e pavarur, si dhe Nikola Kedhi, nënkryetar i Berishës i Partisë Demokratike.

Hutchison, e cila mbulon marrëdhëniet diplomatike dhe dypalëshe të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, ka diskutuar me përfaqësuesit e opozitës mbi zhvillimet politike në vend.

Sipas burimeve, në fokus të bisedës kanë qenë protestat dhe zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, në një kohë kur skena politike shqiptare po përgatitet për një tjetër përballje elektorale.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi përmbajtjen e takimit dhe çështjet konkrete të diskutuara mes zyrtares amerikane dhe tre përfaqësuesve të opozitës dhe është i pakuptimt ky takim nëse është zhvilluar në të vërtet, sepse partia e Shehaj dhe Kedhi i Saliut vërtetë janë opozitë, por Koçeku nuk përfaqëson askënd përveçse kecat dhe veten e saj.