HomeAktualitetDebat

Luli injoron studentët dhe i del zot protestës me kërkesat e tij: Të shfuqizohet ligji dhe të dyfishohet buxheti për arsimin e lartë

Luli injoron studentët dhe i del zot protestës me kërkesat e tij: Të shfuqizohet ligji dhe të dyfishohet buxheti për arsimin e lartë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për protestën e studentëve në Tiranë. Basha thotë se ndryshimi duhet të nisë me shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë si edhe me dyfishimin e buxhetit për arsimin.

Basha shkruan në Twitter:

Ndryshimi në arsimin e lartë fillon me shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe dyfishimin e buxhetit të arsimit.

Të hiqen paratë e qytetarëve nga koncesionet plaçkitëse të check-up-it, të incineratorëve me pronarë të fshehur, të rrugëve me kosto 10 fish sa në SHBA.