Me dhjetëra raste të konstatuar gjatë vetingut! Kush është prokurori “mjeshtër për mosfillime hetimesh” Arbër Berexha që liron protestuesit e dhunshëm që e akuzoi Balla si ushtari i Berishës?

Me dhjetëra raste të konstatuar gjatë vetingut! Kush është prokurori “mjeshtër për mosfillime hetimesh” Arbër Berexha që liron protestuesit e dhunshëm që e akuzoi Balla si ushtari i Berishës?

Në deklaratën e tij para mediave, Taulant Balla pati një akuzë edhe për një prokuror, të cilit, pa i përmendur emrin, tha se ka liruar protestuesit që kanë shkaktuar trazira në ditët e fundit në Tiranë. Sipas Ballës, prokurori, është i lidhur me Partinë Demokratike. Shefi i grupit të PS bëri një koment edhe për kreun e ILD, Artur Metanin, duke u shprehur se “shpreson të jetë ende në detyrë.”

Bëhet fjalë për Arbër Berexhën që një ditë më parë urdhëroi lirimin e një grupi protestuesish duke i cilësuar arrestimet të paligjshme.

“Policia e Shtetit është institucioni që garanton sigurinë e çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë, që kur del nga shtëpia. Policia po mbron institucionet. Sot duhet të mbështesim policinë për të garantuar sigurinë në çdo institucion dhe ndërkohë, ankesat që bëni janë në verifikim nga AMP dhe institucionet e drejtësisë. Ajo që bëri një prokuror i Tiranës i cili dihet për lidhje politike me anëtarë të grupit parlamentar të PD… Sot në Shqipëri i vetmi institucion që meriton gjithë respektin dhe mbështetjen është SPAK. Kur vihet zjarr mbi Gjykatën e Lartë apo Bankën e Shqipëri dhe një prokuror firmos mosdërgimin e çështjes në gjykatë, s’di nëse është ende në detyrë kreu i ILD, shpresoj të jetë”, tha Balla.

Por kush është prokurori Arbër Berexha, “mjeshtri i përhershëm i mosfillimit të hetimeve” konstatuar nga KPK që akuzon Balla:

Në aspektin profesional për prokurorin u evidentuan disa çështje të denoncuara nga publiku, në të cilat Komisioni ka vërejtur se subjekti dukej se nuk kishte kryer veprime hetimore, që në disa raste ishin urdhëruar nga gjykata që kishte prishur vendime të tij për mosfillimin e procedimeve penale.

Sipas Berexhës, në rastin e denoncuesit A.E., gjykata e Shkallës së Parë nuk i kishte lënë detyra, por kishte qenë Apeli që kishte caktuar e për rrjedhojë nuk qëndronte konstatimi i bërë se nuk ishin kryer veprimet hetimore të kërkuara.

Lidhur me një çështje tjetër për të cilën u konstatua po ashtu se dukej se subjekti nuk kishte kryer hetime, ai u mbrojt duke u shprehur se kishte vendosur mosfillimin, pasi nuk kishte vepër penale.

KPK konstatoi edhe disa periudha të gjata në të cilat subjekti nuk ka kryer veprime hetimore. Berexha u mbrojt me faktin se nuk kishte pasur emra të regjistruar në këto procedime penale e për rrjedhojë nuk kishte afate.

Në përfundim të seancës, subjekti u pyet ndër të tjera nga vëzhguesja ndërkombëtare Marie Tuma, lidhur me dy vendimarje të tij për mosfillim të hetimit të një çështjeje.

Ai shpjegoi se në vitin 2014 kishte vendosur mosfillimin e procedimit penal pasi kjo çështje ishte hetuar më parë në 2010-ën nga një tjetër koleg që e kishte pushuar, e për rjedhojë e kishte konsideruar si gjë të gjykuar. Ndërsa për vendimin e dytë të dhënë pasi gjykata kishte urdhëruar kryerjen e veprimeve hetimore, Berexha tha se kjo vendimarje vinte si pasojë e parashkrimit të veprës penale.

Pra ky mjeshtër nuk e ka për herë të parë moszbatimin e ligjit duke u tallur me punën dhe dhunën që është ushtruar ndaj pronës institucione dhe policisë dhe ndalimi i protestuesëve të dhunshëm për këtë klloun është arrestim i paligjshëm. /Ekskluzive.al