Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në forumin e IDU-s në Zagreb, theksoi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian duhet të jetë tërësisht i bazuar në meritë, ndërsa identifikoi disa pengesa kryesore që, sipas tij, po e largojnë vendin nga ky objektiv.
Ai argumentoi se procesi i integrimit është bërë i pasigurt dhe po zvarritet për shkak të faktorëve të brendshëm.
“Sipas mendimit tim dhe të partisë sime, pasi flas në emër të opozitës, procesi i integrimit nënkupton më shumë të drejta të njeriut, më shumë liri për t’u garantuar qytetarëve tanë, funksionim të shtetit ligjor, më shumë prosperitet dhe siguri. Por procesi duhet, dhe patjetër duhet të jetë, plotësisht i bazuar në meritë.
Vetëm një proces i bazuar në meritë, siç ishte në këtë vend të madh që është model suksesi, mund të jetë i dobishëm për qytetarët e Shqipërisë. Mendoj se për momentin, pengesat kryesore të integrimit të Shqipërisë në BE janë autokracia zgjedhore.”, tha Berisha.

