HomeKronike

Me plagë të rënda nga shpërthimi në Lushnjë, deputeti i PS, Bujar Çela mbërrin në spitalin e Traumës

Me plagë të rënda nga shpërthimi në Lushnjë, deputeti i PS, Bujar Çela mbërrin në spitalin e Traumës

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjes.

Dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi Landi Veçani, vinçieri dhe djali i tij si dhe janë plagosur 7 shtetas mes tyre dhe deputeti i PS-së, Bujar Çela.

Deputeti i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Lushnjës dhe më pas është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor.

Drejt Traumës shkuan dhe dy të tjerë mes tyre dhe djali i vinçierit i cili mësohet se humbi jetën disa orë më pas tek trauma. Në vendngjarje ka shkuar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.