osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Belo nis vendosjen e gjobave, denoncon për dherat biznesmenët që nuk kanë “votuar” ende te Xeni, u lëpin b…. oligarkëve! Pse nuk përmend Bashkim Ulajn?

Belo nis  vendosjen e gjobave, denoncon për dherat biznesmenët që nuk kanë “votuar” ende te Xeni, u lëpin b…. oligarkëve! Pse nuk përmend Bashkim Ulajn?

Më jepni bakshishin, ndryshe do t’i them Dumanit. Pasi shkoi duke qarë poshtë ballkonit të Berishës dhe tek Vesho mallisti se po e hetonte SPAK për pastrim parash, shantazh dhe gjobëvënie, Belind Këlliçi allias Belo Ezmeri ka nisur fushatën e gjobave ndaj biznesmenëve.

Është një praktikë e konsoliduar që kur në SHQUP ishte Lulzim Basha, ku lista e gjatë e biznesmenëve që linçoheshin në oborrin e partisë, zvogëlohej çdo ditë, pasi dikush shkonte e ‘votonte’ te kunati, dikush i jepte një vilë, dikush një apartament.

Lista u shkurtua derisa nuk mbeti asnjë biznesmen për t’u denoncuar si përfitues i parave dhe pasurive publike. Kësaj praktike fitimprurëse i është rikthyer Belo Ezmeri, i cili piketon për të zhvatur biznesmenë.

Sot Belo Ezmeri ‘denoncoi’ një kompani të quajtur Llanaj ndërtim, e cila sipas saj ka depozituar dherat pa pagesë në Sharrë.

Si Llanaj ndërtim, ashtu edhe ITS që pranon dherat, janë kompani private.

Se ç’punë ka Belo Ezmeri për raportet mes dy subjekteve private, këtë vetë gjobat mund ta shpjegojnë.

Belo pretendon se po mbron interesin publik, po denoncon abuzimet, po ruan pasuritë dhe paratë publike etj.

Dherat në Sharrë i depozitojnë edhe disa oligarkë, mes të cilëve edhe Bashkim Ulaj.

Pse Belo nuk përmend kurrë Bashkim Ulajn, Salillarin etj., nëse paguajnë apo jo për dherat e depozituara në Sharrë?

Pse Belo del dhe linçon binesmenë të caktuar dhe nuk përmend kurrë oligarkët?

Arsyeja është e thjeshtë. Nëse Belo ka një listë me oligarkët që nuk duhet t’i përmendë, ndryshe përfundon me shpulla jashtë SHQUP-it, siç përfundoi Bleta e tatimeve jashtë LSI-së.

Disa nga oligarkët janë ortakë të kamufluar me pronarët e Belos, Sali dhe Xen Berishën në kulla, koncensione, investime strategjike etj. Disa të tjerë ‘votojnë’ rregullisht te Familja Nongrata.

Belo do ‘luftojë korrupsionin’, duke denoncuar ndonjë biznesmen, i cili i ka shpëtuar skemës zhvatëse të Sali dhe Xen Berishës.

Dha pas çdo palë zgjedhjeve bëjnë të habiturin se pse humbasin kaq thellë.

Dhe ironia qëndron në faktin se në çdo ‘denoncim’ për zhvatje, Belo përmend Dumanin.

I bëjmë thirrje Dumanit të marrë pak në pyetje Belon se pse nuk e ka daklaruar pasurinë e gruas dhe cili është burimi i milionave euorve që shpenzoi në fushatë.