Miratohet në Kuvend me 85 vota” Territorialja”… edhe Braçe pro! Opozita si flemingot, sulmon me shishe uji e vezë Ramën por asgjë nuk ndryshon

Miratohet në Kuvend me 85 vota” Territorialja”… edhe Braçe pro! Opozita si flemingot, sulmon me shishe uji e vezë Ramën por asgjë nuk ndryshon

Mes tensioneve dhe debateve u miratua në Kuvend pak pas mesnate reforma e re administrativo-territoriale.

Projektligji mori 85 kartonë jeshil, duke i hapur rrugën kështu ndarjes së re administrative me 46 bashki, 11 vite pas ndarjes së fundit.

I pranishëm në seancë vetëm për të marrë pjesë në votim ishte edhe kryeminstri Edi Rama. Ndërkohë kartonin jeshil e ngriti edhe një prej kundërshtarëve më të fortë të kësaj harte të re Erion Braçe.

Vetëm pak sekonda para se të bëhej votimi, në seancë u shfaq edhe ish zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila nxiti më shumë tensionet me opozitën.

Gazment Bardhi hodhi ujë në drejtim të Ballukut, ndërkohë që deputetët e tjerë goditën me shishe në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Nuk munguan as sulmet me vezë.

Pas mbylljes së seancës, Braçe u tha gazetarëve se votën PRO do ta shpjegonte gjatë ditës këtë të premte.