osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Miratohet rishikimi i buxhetit! Hiqet tatim-fitimi për bizneset e vogla, fasha e re e TVSH-së deri në 10 mln lekë! Lokalet e natës dhe muzika ndalohen me ligj

Miratohet rishikimi i buxhetit! Hiqet tatim-fitimi për bizneset e vogla, fasha e re e TVSH-së deri në 10 mln lekë! Lokalet e natës dhe muzika ndalohen me ligj

Kuvendi i Shqipërisë miratoi Aktin Normativ për rishikimin për herë të tretë të buxhetit të shtetit si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e COVID-it, ku u ulën në mënyrë drastike prishmëritë për të ardhurat dhe u dyfishua deficiti buxhetor.

Nga muaji mars pritshmëritë për të ardhurat janë ulur me mbi 43 miliardë lekë. Kjo ulje e të ardhurave në mënyrë drastike, rritja e deficitit, e borxhit dhe më pak pritshmëri për zërat buxhetorë bënë që të rishikohet buxheti.

Ministrja e Financave Anila Denaj tha se mungesa e investimeve nga sektori privat do të kompensohet nga investimet publike. Në seancën e sotme u miratuan edhe disa projektligje dhe akte të tjera me rëndësi.

Kuvendi miratoi projektligjin që i hap rrugën heqjes së tatimit mbi fitimin të bizneseve me xhiro deri në 14 milionë lekë deri në 2029. Ndërkohë që është vendosur që pragu i ri i TVSH-së të jetë 10 milionë lekë nga 2 që është aktualisht.

Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 janar 2021. Fiskalizimi u shty sërish për në shtator 2021. Gjithashtu u miratua kthimi në ligj i Aktit Normativ për mbylljen lokaleve të natës, ndalimin e muzikës pas orës 20:00 për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.