Mjaft me mashtrime! Gonxhja: Muzeu Etnografik i Vlorës, godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria” po restaurohet! Lajm i sajuar se do të kthehet në muze hebraik

Mjaft me mashtrime! Gonxhja: Muzeu Etnografik i Vlorës, godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria” po restaurohet! Lajm i sajuar se do të kthehet në muze hebraik

Muzeu Etnografik i Vlorës, godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, nuk do të kthehet në muze hebraik, nuk do të tjetërsohet dhe nuk do t’i hiqet Bashkisë Vlorë.

Kështu deklaroi sot ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

“Ende në zyrë dhe dua të ndaj me ju një sqarim të rëndësishëm për deklaratat e pavërteta që po qarkullojnë prej disa ditësh për Muzeun Etnografik të Vlorës, ndaj dua ta sqaroj qartë: godina historike ku, në vitin 1908, u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, nuk do të kthehet në muze hebraik, nuk do të tjetërsohet dhe nuk do t’i hiqet Bashkisë Vlorë”, shprehet Gonxhja.

Ajo godinë, thekson ministri, do të vazhdojë të jetë Muzeu Etnografik dhe do të restaurohet e muzealizohet duke ruajtur historinë, identitetin dhe simbolikën e saj patriotike.

“E drejta për të protestuar është e padiskutueshme, por historia e Vlorës nuk mund të mbrohet me lajme të sajuara, gjuhë urrejtjeje dhe përçarje. Faktet janë të qarta: Muzeu Etnografik nuk po tjetërsohet, nuk po ndryshon destinacion, por do të rijetësohet si një hapësirë bashkëkohore dhe e denjë për historinë e Vlorës”, shprehet Gonxhja. A.K./TemA