Situata me zjarrin në Himarë drejt stabilizimit: Vijon ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit Prefektja Alushi: Janë djegur banesa dhe pemëtari, dëmet do vlerësohen pas shuarjes së zjarrit

Situata me zjarrin në Himarë drejt stabilizimit: Vijon ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit Prefektja Alushi: Janë djegur banesa dhe pemëtari, dëmet do vlerësohen pas shuarjes së zjarrit

Himara po përballet me orë tmerri prej mbrëmjes së djeshme, kur lagjja 1 Maji u përfshi nga flakët. Deri më tani raportohet për të paktën 6 banesa të shkrumbuara, ndërsa ka nisur operacioni për shuarjen e e flakëveve edhe nga ajri.

Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Alushi, ka bërë me dije se deri më tani janë evidentuar gjashtë banesa të dëmtuara nga zjarri, ndërsa janë djegur edhe pemëtari.

Vlerësimi i plotë i dëmeve pritet të bëhet pas shuarjes së plotë të flakëve.

Situata e zjarrit në Himarë është duke shkuar drejt stabilizimit, ndërsa sipas informacionit të fundit nga Prefektura e Vlorës, aktualisht nuk paraqitet më rrezik për banesat.

Forcat e angazhuara në terren vijojnë operacionin për vënien nën kontroll të plotë të flakëve dhe izolimin e vatrave të mbetura aktive.

Ndërhyrja po vijon me qëllim parandalimin e riaktivizimit dhe përhapjes së zjarrit në zona të tjera.

Autoritetet po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa ekipet zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave mbeten në gatishmëri në terren.