VIDEO/ Protestat e dhunshme! Njerëz të shtrirë në tokë dhe goditje me shkopinj gome: Si e përdor forcën policia në Danimarkë për shpërndarjen e demonstruesve? Pastorët “në krye” të aksionit

VIDEO/ Protestat e dhunshme! Njerëz të shtrirë në tokë dhe goditje me shkopinj gome: Si e përdor forcën policia në Danimarkë për shpërndarjen e demonstruesve? Pastorët “në krye” të aksionit

Disa vende të Europës janë përfshirë nga protesta të dhunshme, njësoj si gjatë këtyre ditëve të fundit në Shqipëri.

Në vendin tonë, ka pasur pikëpyetje përsa i përket reagimit të Policisë, nëse kundërpërgjigja ndaj protestuesve të dhunshëm ka qenë proporcionale ose jo.

Në 17 tetor të këtij viti, pra disa ditë më parë, një protestë e dhunshme është mbajtur edhe në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen.

Ndryshe nga në Shqipëri, atje reagimi i forcave të Policisë ka qenë shumë më i ashpër. Efektivët kanë sulmuar me shkopa gome protestuesit, për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre. Gjatë kundërpërgjigjen se efektivëve, ka mbetur i lënduar edhe një gazetar.

Por ky nuk është rasti i vetëm kur policia daneze përdor forcën kundër protestuesve. Edhe gjatë një proteste pro-palestineze të zhvilluar në muajin maj të këtij viti, përpara selisë së kompanisë Maersk në Kopenhagen u shpërnda me forcë nga policia daneze.

Efektivët lëshuan qentë pastorë ‘të sulmit’ dhe rrahën brutalisht demonstruesit. Gjithçka nisi pasi protestuesit kishin bllokuar hyrjen e ndërtesës së kompanisë Maersk në Kopenhagen.

Pas asaj proteste, 20 aktivistë nga Lëvizja e Rinisë së Gjelbër u arrestuan dhe u akuzuan për hyrje të paautorizuar.