osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Në Kukës për herë të parë mamografia, 4.5 milionë euro investime në spitalet rajonale

Në Kukës për herë të parë mamografia, 4.5 milionë euro investime në spitalet rajonale

Investimi prej 4.5 milionë eurosh për spitalet rajonale të vendit ku perfshihet edhe iai i Kukësit është i pari pas disa dekadash dhe ka sjellë përmirësim të ndjeshëm të shërbimeve jo vetëm për banorët e këtij qyteti, por për gjithë zonën. Tashmë, më shumë shërbime ofrohen pranë vendbanimit, ndërsa sallat e operacionit dhe materniteti janë pajisur me pajisje të teknologjisë së fundit.

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizituan spitalin rajonal të Kukësit ku u takuan me mjekë, inferimerë dhe pjesëtarë të tjerë të stafit.

Kryeministri Rama theksoi në këtë takim se qeveria do të bëjë rritje të re të pagave për mjekët dhe infermierët, të cilët rezultojnë kategoria me rritjen më të lartë. “Unë nuk jam nga ata që mendojnë që mjekët dhe infermierët janë djalli vetë që të fut dorën në xhep. Shumica e tyre punojnë në kushte jo të lehta dhe janë heronj të vërtetë”, u shpreh Rama. Për spitalin, ai premtoi se do të bëhet maksimumi që të fuqizohet.

“Me aeroportin e ri të Kukësit, mes shumë projekteve të tjera, për të cilin do të nisin punimet në fillim të vitit të ardhshëm, do vijnë shumë njerëz që nuk janë nga Kukësi apo që jetojnë jashtë për të marrë kurën mjekësore, për shkak të çmimeve të kripura që janë jashtë, pasi një pjesë nuk kanë siguracione. Për këtë arsye, duhet ta pajisim shumë mirë spitalin. Përveç fuqizimit të maternitetit, spitali do te jetë model dhe pikë referimi për gjithë pellgun që lidh shumë njerëz që nuk banojnë këtu, por janë nga zona”, theksoi kryeministri.

4,5 milionë eurot e investimeve të këtij viti kanë shkuar për shërbime të rëndësishme si urgjenca apo reaminacionit, sikundër edhe për pajisjen e spitalit me mjete të reja për diagnostikimin e hershëm.

Një prej këtyre pajisjeve është instaluar tashmë në spitalin rajonal të Kukësit, bëhet fjalë për shërbimin e mamografisë që tashmë u ka shërbyer, sipas mjekëve, shumë njerëzve. Aktualisht janë kryer 200 ekzaminime, dhe ka disa raste të dyshuara. Diagnostikimi i hershëm, theksuan mjekët e spitalit të Kukësit, shpëton jetë ndaj edhe pajisjet marrin rëndësi të madhe. Investime të tjera janë ato për pajisjen e ekos abdominale, apo inkubatorëve në shërbimin e maternitetit e shumë pajisje të tjera në funksion të sallave të operacioneve.

“Mamografia instalohet për herë të parë në spitalin e Kukësit”, theksoi ministrja Manastirliu, e cila theksoi se ky shërbim i ka munguar spitalit rajonal, por tashmë është një mundësi shumë e mirë për të gjitha gratë dhe vajzat e zonës që të depistohen një herë në vit për parandalimin e kancerit të gjirit.

Në sallën e ekos abdominale, mjekët shprehën mirënjohjen për pajisje e re të fjalës së fundit. Ministrja Manastirliu theksoi se nëse më parë pacientët shkonin në Tiranë për eko me një rezolucion kaq të lartë, tashmë e kanë mundësinë ta bëjnë pranë vendbanimit. “Kjo ndodh tashmë jo vetëm në Kukës, por në 11 spitalet rajonale”, theksoi Manastirliu, duke premtuar vazhdimin e investimeve./ATSH