HomeAktualitetDosja X

Në listën “e zezë” të SHBA dhe BE, Kryemadhi harron studentët e pushtuar nga paniku

Në listën “e zezë” të SHBA dhe BE, Kryemadhi harron studentët e pushtuar nga paniku

Goditjes nuk do t’i shpëtojë as Monika, së bashku me milionat e saj të fituara me rrugë kri.minale e korruptive

Nisja e zbatimit të Reformës në Drejtësi ka ‘gjunjëzuar’ të parën kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Ndryshe nga ditët e tjera, Kryemadhi ka harruar sot protestën masive të studentëve, pasi është tmerruar dhe është pushtuar nga paniku i goditjes së re, që po vjen furishëm.

Sot studentëve iu ka ‘munguar’ thirrja e shtirur e Kryemadhit, e cila ka qëndruar në heshtje, duke mos thënë asnjë fjalë, ndonëse i gjithë vendi është pushtuar nga protestat masive.

Kryetarja e LSI ka nxjerrë disa nga ‘veglat’ e saj në parti për të komentuar situatën dhe sulmuar Edi Ramën, ndërsa vetë nuk ka më fytyrë e gojë të flasë për protestat.

‘Macja ia ka ngrënë gjuhën’! Është në panik nga goditja, së cilës nuk do t’i shpëtojë as Monika, së bashku me milionat e saj të fituara me rrugë kriminale e korruptive.

Për këtë arsye madhore, Monika ka harruar se rinia ishte motoja e saj dhe e LSI, duke iu kthyer shpinën në ditën më të rëndësishme të protestës, ashtu siç bëri dhe bashkëshorti i saj, Presidenti Ilir Meta.

Të dy janë të tmerruar në palcë, pasi janë në ‘listën e zezë’ të SHBA-BE dhe do të marrin goditjen e madhe në vitin 2019./Pamfleti