HomeAktualitet

Washington Post: Mijëra studentë në protestë kundër tarifave

Washington Post: Mijëra studentë në protestë kundër tarifave

Protesta masive e studentëve shqiptarë kundër tarifave të larta dhe të papërballueshme për ta ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Prestigjiozja ‘Washington Post’ i ka kushtuar një hapësirë protestës studentore, e cila shkruan se të rinjtë janë mbledhur në tubimin më të madh deri më sot, duke kërcënuar se do përshkallëzojnë protestën e tyre.

“Studentët e universitetit publik po protestojnë për koston e tarifave të shkollimit e janë mbledhur në tubimin më të madh deri më sot, duke kërcënuar të përshkallëzojnë protestën e tyre nëse nuk përmbushen kërkesat”, thuhet në shkrimin e Washington Post, duke shtuar se: “Mijëra studentë të martën mbanin postera, dhe thërrisnin “ulni tarifat” përpara Ministrisë së Arsimit”.

Washington Post shkruan më tej se Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për qetësi në Facebook, duke u kërkuar protestuesve “të ndërtojnë urën e komunikimit me qeverinë”.

Por studentët kanë hedhur poshtë ofertat e qeverisë për dialog, sipas prestigjiozes amerikane, e cila ngre dyshime që kjo betejë do të fitohet nga të rinjtë.