HomeAktualitet

Në Shqipëri po bëhet “luftë” politike, Lulzimi humbet avionin rrugëve të Europës (Foto)

Në Shqipëri po bëhet “luftë” politike, Lulzimi humbet avionin rrugëve të Europës (Foto)

Ndërkohë që në Shqipëri po gëlojnë të gjitha mediat, pas zhvillimeve më të fundit politike me dorëzimin e papritur të mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri, kreu i PD-së Lulzim Basha duket se po shijon çaste qetësie.

Në këtë foto të siguruar nga Newsbomb.al, Basha duket teksa qëndron i lulur në karriget e Aeroportit të Vjenës.

I pafat, kreu i PD-së ka humbur avionin e drekës dhe është detyruar të presë me orë të tëra për t’u kthyer në Shqipëri me fluturimin e orës 23:00.

Për të vrarë kohën, Basha duket se ka shfletuar një libër, ndërsa po qëndron i përditësuar me ç’po ndodh në Tiranë përmes celularit të tij. /Newsbomb.al