Një protestë e destinuar të shuhet? Dita e 14-të: pak pjesëmarrës, më pak dhunë, por ende maska!
Në ditën e 14-të, protesta duket se po humbet vrullin. Pjesëmarrja është e ulët, aktet e dhunës janë zbehur dhe mungon “grupi i zjarrit”. Por maskat mbeten.
Përtej pamjeve, pyetja është politike: Çfarë e mban gjallë këtë protestë dhe sa mbështetje arrin të mbledhë?
Sepse një protestë mund të tërheqë vëmendjen me përplasje, por për të vazhduar i duhen njerëz, besim dhe kërkesa të qarta. Maskat nuk e mbushin dot sheshin.
A është e destinuar të shuhet një protestë pa alternativë dhe pa drejtim politik?
Zemërimi mund ta mbushë sheshin, por për ta kthyer pakënaqësinë në ndryshim duhen kërkesa të qarta, organizim dhe besim te ajo që vjen më pas.
Një protestë nuk ka domosdoshmërisht nevojë për një kryetar partie në krye. Ka nevojë për përfaqësues të besueshëm, një qëllim të përbashkët dhe hapa konkretë. Pavarësia nga partitë mund të jetë forcë por mungesa e drejtimit mund të bëhet dobësi.
Kur kërkohet largimi i një qeverie, pyetjase…çfarë vjen më pas, është e pashmangshme. Nëse mbetet pa përgjigje, protesta rrezikon të humbasë mbështetjen dhe të konsumohet.
Protesta mund të lindë nga refuzimi, por për të fituar duhet të ndërtojë shpresë.

